Ledri Vula: Çdokush është duke bërë rap sot - Arbëria News

Ledri Vula: Çdokush është duke bërë rap sot

Ledri ka bërë reagimin e tij pas intervistës.

Gjatë një interviste, Ledri Vula ka folur për muzikën rap dhe se si ka ndryshuar repi prej kur ai bën këtë muzikë.

Megjithatë duke dashur të shpjegojë diçka, Ledri ‘ia ka huç’ me një deklaratë e cila po merr kritika gjithandej, sidomos në internet.

Ledri tha se muzika rep ka ndryshuar shumë dhe ‘çdokush është duke bërë rap sot’: “edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”, duke aluduar se femrat nuk mund ose nuk duhet të bëjnë këtë lloj të muzikës.

 “edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”???? qysh gjinja munen me dale n’tv edhe me bo ksi komente mizogjene n’vitin 2019 is beyond me. the audacity…

Kryesisht gjinia femërore, nga të cilat Ledri ka shumë fansa, po edhe meshkujt janë të mendimit se Ledri është shprehur shumë diskriminues në këtë deklaratë.

Kështu, reperi ka zjgedhur që përmes një postimi në Instagram, të sqarojë atë që ka dashur të thotë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 1 =