Legjionarët: Ekipi i Sampdorias vihet në ndekje të Armando Sadikut - Arbëria News

Legjionarët: Ekipi i Sampdorias vihet në ndekje të Armando Sadikut

Pas shumë ekipesh tanimë është Sampdoria që vihet në ndekje të sulmuesit elbansanlli Armando Sadiku

Ëndrra e Armando Sadikut për të luajtur në Serinë A mund të realizohet së afërmi. Fjalët e sulmuesit shqiptar se e adhuron elitën e futbollit italian duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. Sampdoria nisi të studiojë situatën e golashënuesit historik të Shqipërisë në një eveniment madhor. Kuotat e 25-vjeçarit kanë marrë më tepër vlerë pas rrjetës së realizuar në portën e Rumanisë. Blucerchiati-t, sick që po mendojnë të nisin procesin e rindërtimit të skuadrës, pas rrezikut të rënies nga kategoria gjatë sezonit të kaluar, duken të gatshëm që të realizojnë ëndrrën e sulmuesit.Drejtuesit e Sampdorias po e mendojnë seriozisht idenë e afrimit të Armando Sadikut, që pas huazimit të Vaduzi, sipas kontratës do të jetë i detyruar të kthehet te Zurich. Për blerjen e kuqeziut, klubi italian duhet të zgjidhë më parë dilemat në repartin ofensiv, siç është qëndrimi apo jo i Antonio Cassanos, apo edhe rreth se ardhmes së Fabio Quagliarella dhe kolumbianit, Luis Fernando Muriel. Një tjetër alternativë për Armando Sadikun duket edhe Superliga turke, me Rizespor që është futur në garën për shërbimet e elbasanasit 25-vjeçar.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 3 =