Lëngu jeshil që ju ndihmon të rifitoni energjitë e humbura - Arbëria News

Lëngu jeshil që ju ndihmon të rifitoni energjitë e humbura

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”37415″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nëse nuk jeni në humor të mirë, recipe keni ndjenja nervozizmi apo ndiheni të lodhur, seek ky lëng do t’ju ndihmojë të rifitoni energjitë e humbura. Është i mbushur me vitamina, minerale dhe antioksidues, të gjithë këta e ndihmojnë trurin që të jetë më i qetë.

Kjo recetë përmban spinaq dhe fara luledielli, të shkëlqyera për të ngritur humorin. Të dyja janë të pasura me vitamina B, B6 dhe folate, të cilat janë elementet kryesore në prodhimin e serotoninës (hormonin e lumturisë).  Yndyrnat e shëndetshme omega3 që gjenden tek farat chia, janë ushqim mjaft i mirë për trurin. Kakao është i njohur për efektet qetësuese dhe relaksuese.

Përbërësit

1 filxhan e gjysmë spinaq i freskët

1 filxhan luleshtrydhe

1 lugë gjelle fara chia

1 lugë gjelle fara luledielli

1 lugë gjelle kakao

1 banane e pjekur

1 filxhan qumësht kokosi (ose qumësht lope)

½ filxhan ujë

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Thjesht hidhni të gjithë përbërësit në mikser deri sa të përzihen plotësisht dhe të dalë një masë e lëngshme e trashë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + seven =