Leter e derguar 97 vjet me pare nga Faik Konica per deputetet e parlamentit shqiptar - Arbëria News

Leter e derguar 97 vjet me pare nga Faik Konica per deputetet e parlamentit shqiptar

Nga Zija Basha

DEPUTETEVE TE SHQIPERISE

Zoterinj,
Me gjith’qe zanati juaj eshte qe te flisni,me duket se jini bere memece.Valle mos jini dhe te shurdher?Te dy semundjet shpesh vene bashke.Po sy,te pakten,nuk kini?
U perpoq nje dere nje ditzaj ne Shqiperi.U perpoq me aq force ,sa zhurma u degjua gjer ne Amerike.Dhe si u perpoq dikush e kyci.Vuri celsin ne xhep dhe u largua ne mes te dites.Ajo porte eshte e Parlamentit ku populli ju dergoi per te kontrolluar qeverine.
Nje prej jush,zoti Gurakuqi,degjoi,pa dhe hodhi nje proteste.I u lumte.Ja nje deputet te pakten i cili s’eshte as i shurdher,as i verber,as memec.
Me c’te drejte ,zoterinj, mbani nje titull dhe mirni nje rroge qe nuk e meritoni?Me c’te drejte lini nje grush banditesh,qe duket sikur jane spiune ne sherbim te agjenturave te huaja,te zaptojneqeverine,te shkelin gjithe kanunet e vendit e te Perendise e te ngrehin nje tirani aq te zeze e te felliqur sa populli nuk e ka njohur as ne kohe te mesjetes?Ku eshte sfinksi turi – koopt,njeriu i misterit dhe i intrigave internale,te cilin e kini zgjedhur per kryetar?S’kishit aq tru as te kuptonit cili eshte Eshrefi?(Eshte fjala per Eshref Frasherin,kryetarin e Parlamentit aso kohe.-shenimi im Z.B.)
Perpjet Zemrat! Mirni zemer nga zoti Gurakuqi!Ose ,ne u ka zene datka,guxoni vetem nje gje:Jepni doreheqjen! Se Shqiperia eshte ne Rezik,-dhe fajin me te madh e kini ju ne u prishte

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + nine =