Letër e hapur nga Vasil Karanxha - Arbëria News

Letër e hapur nga Vasil Karanxha

Nga Vasil Karanxha

Kemi gati 10 ditë,që ndjekim,protestën e studentëve për përmirësimin e kushteve të studimit dhe të rregullimit të raportit të tyre në pjesëmarrjen e vetëqeverisjes universitare.
Po,kemi 28 vjet që bëjmë sehir,katandisjen e shkollës tonë,deri në këtë pikë ku pasojat dhe produkti i saj,do përplasen me realitetin dhe vlimi i protestës ishte i pashmangshëm.
Protesta thjesht na vuri në dukje,qoftë politikat e gabuara (deri në antikombëtare) të arsimimit dhe edukimit,qoftë përgjumjen e shoqërisë tonë,për të reaguar në kohë dhe kontrolluar,investimin më të madh,më të rëndësishëm dhe bazik të saj,shkollimin dhe edukimin e brezave të aftë të përballojnë sfidat e jetës e të ecin përkrah shoqërive më të zhvilluara.
Protesta tregon se në këtë qëllim kemi dështuar,e kambanat bien për të gjithë. Atë po e bëjnë studentët,që janë produkt i këtij sistemi arsimor dhe dukuritë që ata shfaqin janë pasojë e gjithë sistemit,që fillon që nga cikli parashkollor dhe i përmbajtjes së formave të edukimit që transmeton dhe ushtron vetë shoqëria jonë.
Nuk kemi ç’presim më shumë nga kjo gjëndje,koha për ndryshim ka ardhur.

I nderuar,kryeministër i vëndit,z.Edi Rama!

Para një jave,ju shkrujta në fb,të hapnit një vënd edhe për vete,në protestën e studentëve e bashkë me ta të përmirësoni gjëndjen e universiteteve. Ju dëgjova po atë ditë se jeni me ta e kërkoni dialog e fuqinë e tyre për të realizuar reformën e duhur. Kjo më mjaftoi dhe e fshiva nga fb thirjen,që ju bëra.
Kërkoni dialog dhe padyshim që në këtë reformë ai është i domosdoshëm. (Ju theksoj se reforma e shkollës,nuk është vetëm më e rëndësishmja për vëndin,por edhe më e vështira dhe kompleksia). Madje ai dialog po u bë vetëm me studentët dhe pedagogët,përsëri reforma do dështojë. Tërhiqni në këtë dialog tërë shoqërinë dhe veçanërisht mëndjet e “rënda” të saj,dhe jo plagjiaturat e “XXL-pref-dr”,që sistemi i tanishëm po i prodhon.
Dialogu tashmë ka filluar. Qoftë dhe ai me studentin me aftësi të kufizuar,që zhvilluat të enjten,duhet t’ju mjaftojë për fillimin e plotësimit të kërkesave.
Dialogu po zhvillohet nga ju në media dhe me gjithë studentët dhe shoqërinë që nuk janë në shesh të protestës,po që presin të fillojë puna për përmirësimin e gjithë gjëndjes së sistemit të arsimit,i cili fut ujë nga çdo anë.
Nuk keni ç’prisni më z.kryeministër,jeni me studentët,jeni për reformë të plotë,ju takon ju të gjeni mënyrat e tërheqjes së shoqërisë në këtë betejë,e cila nuk mbaron brenda mandateve tuaja. Rëndësi ka të fillojë mbarë dhe në rrugën e duhur.
Kjo reformë krahas vullnetit ,përkon pa dyshim edhe pasionin për ta çuar deri në fund. Por pasioni,duhet të ekulibrohet nga logjika,që të ndriçojë veprimet.
Nuk keni çfarë kërkoni më shumë nga ata që dalin në protestë. Shoqëria është e gatshme për ndryshimet dhe për ç’do gjë të mirë do ju ndjekë. Le të mos harrojmë i nderuar kryeministër se dhe mushka më e urtë po e ngarkove më rëndë se ç’duhet,do hedhë vickla.

E gjithë politika e këtyre 28 viteve është përgjegjëse,për gjëndjen e mjerueshme të shkollës shqipe veçanërisht të atij universitar.
Gjendja e sotme është pasojë e tërë këtyre viteve,si për gjendjen fizike të godinave ,ashtu edhe për nivelin e përgatitjes profesionale e morale të stafit pedagogjik .  Është produkt i saj kjo gjendje.
Qindra fshatra  dhe të rinj po ngelen pa fëmijë, ku një nga arsyet kryesore e largimit të familjeve nga fshati, është pamundësia e arsimimit të fëmijve të tyre në shkolla të denja për kohën.
Universiteti gjithmonë e më shumë po i furnizon shkollat me mësues që vetëm diploma i bën të tillë,se për nga dijet vetëm mësues nuk janë.
Pedagogët në masë,studentin e shikojnë si numur për të mbajtur degën hapur dhe njëhereshi për të realizuar planin e buxhetit vjetor të mitmarrjes.
Të nderuar politikanë të këtyre 28 viteve,sa nga fëmijët tuaj,kanë mbaruar universitetin në Shqipëri?!
Sa të afërm,militantë partish,emëruat në stafet pedagogjike të universiteteve?
Sa grada shkencore morët me këto lloj stafesh?
Sa universitete i dueshin vëndit tonë 3 miĺionësh dhe sa e rënduat popullin tonë me taksa për të mbajtur në këmbë një ngrehinë universitare e llogaritur për një popullsi 10 milionëshe?
Sa nga studentët e diplomuar,të aftë ose jo ,duke mos gjetur mundësi reale punësimi në vëndin e tyre,i detyruat të marrin rrugët e kurbetit?
Kur me zëmër në dorë,do analizoni përgjigjet e këtyre pyetjeve,do ju vijë turp,për karrierën tuaj politike. Karrierë e dështuar dhe më së paku ju përgjegjëson për shkatërrimin e prespektivës së zhvillimit të vëndit. Tani që koha e kërkon zgjidhjen e këtij problemi kaq madhor për fatet e zhvillimit të vëndit dhe të sigurisë së tij ose vazhdoni me lodrat tuaja politike ose strukeni si struci,duke lënë vetëm,Edi Ramën,të përballet i vetmuar me këtë gjëndje.
Thua se ai vetëm ka përgjegjësi për gjëndjen,thua se arsimimi dhe edukimi kombëtar duhet rregulluar për të.
Po qe se akoma s’keni kuptuar “Se një komb i pa arsimuar e i pa edukuar,është i destinuar të zhduket”atëhere mjerë ne kush na qeveris.

Të dashur studentë! Të gjitha ato që kërkoni janë të drejta, e pa ato kushte nuk mund të studioni. Duke qënë i sinqertë me ju,dua t’ju them që në krye,se nuk më bëtë të vija me ju në protestë. Kërkesa juaj ,përgjithësisht për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe jo atyre të përmbajtjes të formimit shkencor të shkollës sonë më bënë të jem për ju ,po pa ju.
Mos pranimi i shkollimit tuaj me fenomenin e mitmarrjes dhe qënia si pikë e parë e largimit të ç’do pedagogu “taksidar” nga sistemi,do më bënte edhe mua të isha në shesh.
Kërkoni që të plotësohen “tetë pikat” dhe ç’do gjë për ju është në rregull.
Po mirë,ç’do bëni po qe se pedagogu “taksidar”do ja u dyfishojë taksën?!
Ja pse dialogu dhe forca e gjithë shoqërisë ,përfshi këtu edhe qeverinë,duhet qoftë edhe për të rregulluar një nga pikat tuaja.

Po për të vënë në rrugë të mbarë gjithë sistemin?

Të nderuar miq,kudo ku jeni!
Po jetojmë një moment,që për nga rëndësia dhe interesi i gjithë secilit është i njëjtë me të qënurit e çdo familjeje. Asnjë nga ne është pa përgjegjësi për këtë gjëndje.
Të gjithë ne ishim këtu kur fëmijët tanë universitetet i quajtën jo me emrat e tyre,por i vunë emrin”Universitet dhrahmia”. Vetë koha që kur dhrahmia zinte vëndin kryesor në valutën e huaj,që hynte në shqipëri,tregon sa i hershëm ësjtë fenomeni i pagesës të kartave të shkollës dhe jo i dijeve. Ishim ne që kur fëmijët shkonin në shkollë, bënim llogaritë shtesë për të paguar pedagogët.
Sot ka arrdhur dita që këtë gjë ta rregullojmë.
Nuk mund të paguajmë taksa për të përgatitur injorantë të diplomuar. Nuk mund të paguajmë taksa për të punësuar ,pedagogë të paaftë e të korruptuar. Nuk mund të mbajmë në këmbë me taksat tona një sitem,më shumë se ç’i duhet vendit. Nuk mund të paguajmë për një sistem arsimor ku fëmijët nuk na i bën të aftë për të përballuar sfidat e kohës. Ja pse duhet një dialog gjithë përfshirës dhe në rradhë të parë me qeverinë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =