Leteratura/ Letërsia për fëmijë, “dashuri me shikim të parë” - Arbëria News

Leteratura/ Letërsia për fëmijë, “dashuri me shikim të parë”

 

Më 2 prill u kremtua Dita Botërore e Letërsisë për fëmijë. Dhe nurmri i radhës i “Leteratura” i kushtohet kësaj gjinie të letërsisë e cila është më pak e trajtuara në kritikën shqiptare. Me një traditë të çmuar, tashmë botuesit janë përqëndruar tek autorët e huaj.

Virgjil Muçi, autori i përrallave shqiptare, vjen në një rrëfim mbi pasionin, të cili i kushtoi jetën, e një traditë që sot po jeton ditët e saj jo të mira…

Romani Gurët e Vetmisë është një tjetër “gur” që Enkel Demi vendos në rrugën e tij në letërsinë shqipe. Një gur që zë vend e nuk lëviz lehtë.

“Pranvera sapo ka bërë këmbë në këtë mars të vitit të 13-të të këtij shekulli, që ende nuk ka lëshuar rrënjë. Është mot i mbarë dhe shirat e kanë ngopur mirë tokën. Humusi lëshon avull, ndërsa njerëzia sheh gjithë gaz punëtoret që janë mbushur nga sythat e parë. Burrat kanë nisur të shartojnë pemishtet e duket sikur nëpër qyteza e katunde ka dasmë. Martohen portokajtë me shegët, domatet sizare me ato zemërkau. Gëzon dhe fëmija që lag këmbët, tek bredh nëpër fushat e lara nga bryma…”
“Ky është një paragraf nga romani Gurët e vetmisë i dytë i shkrimtarit Tom Kuka (alias Enkel Demi), pas romanit Hije mbi kalldrëm, që u botua para disa vitesh”, – shkruan Diana Çuli.

Nëpër gurët e vetmisë të Tom Kukës

Virgjil Muçi: “Unë dhe përrallat/ Dashuri me shikim të parë”

“Sot mund të them se libri im i parë, një vëllimth me përralla i botuar kur ende isha nxënës në një nga gjimnazet e Tiranës, nuk ishte thjesht rastësi, por një rendez-vous e pashmangshme me Përrallën, madje FATALE, në qoftë se mund ta quaj edhe kështu, duke qenë se në një mënyrë ose një tjetër, do të bëhej përcaktues për krijimtarinë time në të ardhmen. Shkurt e shkoqur, dashuri me shikim të parë”, – shkruan Virgjil Muçi për “Leteratura”.

Unë dhe përrallat/ Dashuri me shikim të parë

Rovena Rozhani: Të shkruash letërsi për fëmijë…

“Kur lind një libër, duhet të jesh i përgatitur. Kur lind një libër për fëmijë duhet të jesh dyfish i përgatitur. Por kur lind një libër për fëmijë në Shqipëri duhet të jesh disafish i përgatitur”, – thotë Rovena Rozhani.

Rovena Rozhani: Të shkruash letërsi për fëmijë…

Ylli Demneri shkrimtar, me një të shkuar të lidhur me kinematografinë e ka kthyer shkrimin në një lloj tjetër interpretimi të jetës. Ashtu si në kinema ai i jep jetë në një formë tjetër mendimeve. Më poshtë, ai vjen në një bisedë mbi procesin e krijimit për Leteratura…

Ylli Demneri: Të lësh gjithnjë një rresht për nesër

Këto dhe shumë të tjera i gjeni sot në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale në print. /Gazeta Liberale

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − twelve =