LEXUES, ËSHTË SI TË VALLËZOSH NË ERRËSIRË - Arbëria News

LEXUES, ËSHTË SI TË VALLËZOSH NË ERRËSIRË

Interviste e shkrimtarit Rudolf Marku -Në biografinë tuaj lexojmë disa peripeci të nëndheshme, që prej jush nuk e kemi të plotë si rrëfim, çfarë ka ndodhur…poezitë, liria, miqësitë, mbijetesa ç’kanë qenë këto nëse do t’i quajme sublimitete në vitet ’80-të? A mendoni se jeta Underground, është më e bukur? – E gjithë krijimtaria letrare dhe artistike, në fund të fundit, është një krijimtari Underground. Sepse shpirti njerëzor është Underground. Krijimtaria synon të shpalos thellësinë e qënies njerëzore. Në këtë kuptim, Krijimtaria artistike është vetvetiu Underground- jo nëntekstin politik,- se sa në atë shpirtëror. Miqësia ime me poetët Ndoc Gjetja dhe Preç Zogaj ka qënë një stimul i jashtëzakonshëm artistik, pikërisht sepse ishte një rrëfim i sinqertë i krjimtarisë tonë si Undeground shpirtëror. Leximi i poezive me njëri-tjetri, aftësia për t’iu gëzuar krijmtarisë së njëri-tjetrit, dashuria e jashtëzakonshme për librat e bukur dhe autorët e mëdhenj… Më duket se askush tjetër nuk e ka dhënë pikturën e jetës tonë të atyre viteve më saktë dhe në mënyrën më prekëse se sa studjuesi dhe akademiku erudit, Gëzim Basha, një njohës par execellence i letersisë A mund t’i gëzohen shkrimtarët e sotëm krijimtarisë së njëri-tjetrit, tani, në kushtet e lirisë?… Lezha filloi të bëhej një qytet peligrinazhi artistik- vinin që të na takonin Petro Marko, Ismail Kadare, Frederik Reshpja, Dritero Agolli, Visar Zhiti, Bujar Xhaferri, Bashkim Shehu ( me fisnikërinë e vet për të na marrë nën mbrojtje), Xhevair Spahiu, Moikom Zeqo, Bardhyl Londo, piktori i talentuar Bujar Golemi, i madhi Petro Zheji, e plot krijues të tjerë… Megjithatë, mendoj se vetë krijimtaria artistike fillon përpara proçesit të shkrimit. Ajo fillon me fëmijërinë. Një poet i njohur anglez thotë se Krishti u tradhëtua nga fëminia e Judës. Nga fëminia e mjerë e Judës. Nga pa-aftësia e Judës për të qënë fëmijë. Në të kundërt, Lezha ishte qyteti më ideal për të qënë fëmi. Që 12 vjeç lexoja Hakëlber Finnin dhe Tom Sojerin, dhe më dukeshin se ngjarjet e librit ndodhnin në qytetin tonë. Natën çlidhnim varkat e peshkatarëve për të lundëruar në lumin Drin, dhe i gjithë qyteti vihej në kërkimin tonë, sepse qe hapur lajmi se qemë mbyur në lum! …Vidhnim rrjetat e peshkatarëve që vetëm e vetëm t’i lëshonim peshqit përsëri në lum, sepse na vinte keq. Ditën ngjiteshim në malin përballë qytetit për të bërë aventurat tona brenda mureve të kalasë- përbetime lidhjesh sekrete si ato të Mesjetes, komplote kundër profesorëve që nuk na pelqenin, përbetime kundër Rushit Jevgut, policit të rreptë të Qytetit. Dhe menjeherë pas këtyre aventurave, vinin librat,dhe leximi i tyre ulur në shkallët e jashtëme të shtepisë, buzë rrugës, jo larg nga lumi Drin. Lexonim me zë të lartë. Pastaj vinte Teatri që shfaqnim ne, fëmijët, në çardakët e mëdhenj të shtëpive. Loznim Hamletin (variantin tonë të Hamletit) dhe Fëmijët e Rrugës Pal…Bileta: 2 lekë të vjetra. Pastaj tipat e jashtëzakonshëm të Lezhës- Marka Fana, një farë Kryetar i paligjshëm i OKB-së,Antonio Luna,që ngulte këmbë se sapo qe kthyer nga një udhëtim në hënë, Pali i Kallmetit, Shyqi i Çelësit Anglez, Dulaq Lekiqi, që besohej se natën virrte në litar macet e qytetit, Abaz Kalibobja, Dan Kasuqja -shoku im i bankës, Lali i Memës, qyteti mesjetar me rrugë me kalldrëme, rrugë dhe rrugica të shtrembërta dhe të ngushta ku nuk mund të kalonte një njeri së bashku me biçikleten e vet…Poezia pat filluar tek kjo fëmini. Dhe sa shumë trishtohem tek mendoj se qytetet tona moderne tani janë kundër fëminisë-se një fëmijë i sotëm kurrën e kurrës nuk mund ta ketë atë gëzim fantast të aventurave out-doors që na i ofronin me aq bujari qytetet tona të rrënuara provinciale…Asnjë qytet modern nuk mund t’ia krijojë atë lehtësi fantazie një fëmije sa ç’na i krijonte ne, fëmijëve, qyteti ynë i rrënuar…Më vonë, kur fillova të shkruaj, ndjeva atë zhgënjim që ndjen çdo shkrimtar fillestar- Kishim ardhur Vonë! Brezi të cilit i përkisnim, e fillon krijimtarinë në vitet më të vështira në historinë e letersisë, kur kontrolli partiak ia kalon çdo shëmbulli të cenzures në letersinë botërore. Njëra ndër poezitë e para që kam shkruar dhe botuar ka qënë ajo me titullin- ‘I Vonuari,-, për të cilën miku im me një kujtesë të ndërgjegjeshme, poeti Visar Zhiti, ka shkruar se tingëllonte si një manifest i dëshpëruar i brezit tonë. -Keni shkruar shtatë vëllime poetike, romanet “Allahland”, “Tri divorcet e zotit Viktor N.” ‘’Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës,,-, keni përkthyer që herët në shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin, James Joyce dhe shumë autorë të tjerë të njohur të shekullit XX. Keni meritën e prezantimit për herë të parë lexuesit shqiptar të shumë autorëve të huaj të konsideruar të ndaluar. Në këtë biografi të shpejtë letrare, kaq të angazhuar, cili është shqetësimi që mbizotëron, a ndjeni përmbushjen? – E gjitha kjo që permendni ju është fare pak në krahasim me

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − thirteen =