Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister.

Kryeministri Haradinaj, kërkoi nga delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian mbështetjen e mëtejme për liberalizimin e vizave, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, derisa qytetarët tanë mbeten të vetmit të izoluar në këtë pjesë të rajonit.