Ligji për armët absurd, armëmbajtja dënohej si terrorizmi - Arbëria News

Ligji për armët absurd, armëmbajtja dënohej si terrorizmi

manjani-2

Në ligjin “Për armët” ka një absurd. Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përpara komisionit të Sigurisë Kombëtare, viagra sale gjatë proezantimit të ndryshimeve ligjore. Për Ministrin e Drejtësisë ndryshimet ligjore në këtë ligj ishin domosdoshmëri, more about në kushtet kur në ligjin aktual kishte një absurd, siç deklaroi Manjani.
Ylli Manjani:
“Ligji për armët, kishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi. Ka vakum në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Riformulim të nenit në frymën e vendimit të Kushtetueses. Gjithkush dënohet sipas ligjit të kohës. Nga ligji i ri përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi, jo ata që kanë një vendim të formës së prerë”.
Për ligjin e armëve,  Gjykata Kushtetuese e pati rrëzuar më herët nenin për ashpërsimin e dënimit të armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha se duhet ti kërkohet Presidentit të Republikës falje për personat që janë dënuar sipas dispozitave të ashpra të këtij ligji.
Spartak Braho:
“Kërkojini Presidentit falje dënimi për personat që janë dënuar sipas dispozitave të ashpra të këtij ligji. Nuk ka sens të qëndrojnë në burg”. – See more at: http://www.intv.al/in-news/item/9856-ligji-per-armet-ne-absurd-ja-ndryshimet-e-reja#sthash.l06S5WTp.dpuf

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 11 =