Lila bëri “shqiponjën”, serbët e quajnë “Shqipëria e Madhe” - Arbëria News

Lila bëri “shqiponjën”, serbët e quajnë “Shqipëria e Madhe”

Mediat serbe janë vënë në unison me ato helene, find sa i takon kryqëzimit të Andi Lilës. Sikurse dihet, information pills futbollisti i PAS Janinës shënoi golin e nderit për të tijtë në “Karaiskaqi” dhe festoi me “shqiponjë”. Ky veprim i tij irritoi tifozët e shumtë në stadium, por edhe median e fqinjit tonë jugor, që e konsideroi si provokim të shqiptarit.

Lila screen 2

Një ditë më pas e kanë marrë këtë ndodhi për konsum nacionalizmi edhe serbët, duke e konsideruar provokim para ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të luhet në “Elbasan Arena” më 8 tetor. “Futbollisti shqiptar shënoi një gol në Greqi dhe bërtiti: “Shqipëria e Madhe”. Stefan Mitroviç u sulmua në Beograd, kur ai hoqi flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, që u ngrit me dron mbi stadiumin ku luhej ndeshja Serbi-Shqipëri. Tani është bërë e modës, shqiptarët festojnë me të tilla gjeste, të cilat simbolizojnë “Shqipërinë imagjinare”.

Lila screen

Shqipëria pret Serbinë më 8 tetor, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2016” dhe, tashmë, para ndeshjes u gjallërua më tej antagonizmi mes dy kombëtareve nga Andi Lila. Ai shënoi një gol kundër Olimpiakosit, si pjesë e PAS Janina dhe festoi me stilin e tij. Lila kryqëzoi duart në shenjën e “Big Eagle”, e cila është simbol imagjinar i “Shqipërisë së Madhe”. Shumë e kanë dënuar këtë veprim, Lila u paralajmërua edhe nga trajneri i vet, i cili pretendon se ky lojtar nuk do t’i festojë më golat në këtë mënyrë.

Lila kujtohet mirë në ngjarjet e Beogradit, kur ishte ndër më kërcënuesit dhe u përpoq për ta sulmuar Stefan Mitroviç, i cili mori flamurin e tij të famshëm me dronin. Ky është një skandal. Klubi nga veriu i Greqisë u përgjigj menjëherë dhe la të kuptohet se do ta ndëshkojë lojtarin, duke theksuar se një festë e tillë prej golave nuk do të ndodhë përsëri,” – shkruan “aol.rs”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + eighteen =