“Lionel Suarez”, tregon që mund të udhëheqë Barçën në mungesë të Messit - Arbëria News

“Lionel Suarez”, tregon që mund të udhëheqë Barçën në mungesë të Messit

featured

Nuk është Lionel Messi, treatment s’ka problem. Nuk është ekzaktësisht kështu. Barcelonës iu desh të djersinte shumë gjatë ndeshjes së të martës në “Cam Nou” ndaj Bayer Leverkusenit, site por për herë të dytë në më pak se një javë, approved ata iu falën Luis Suarezit, i cili i dha tri pikët ekipit të Luis Enrique-s. Messi u dëmtua në ndeshjen në La Liga ndaj Las Palmasit pas vetëm 9 minutash, teksa Suarez shënoi të dy golat e fitores 2-1. Dhe pasi u konfirmua që argjentinasi do të mungojë deri në dy muaj pas dëmtimit në ligamentet e gjurit, uruguaiani ishte sërish aty për “të shpëtuar” edhe një herë Barçën.

Lionel Messi do të mungojë në 8 javët e ardhshme për Barcelonën

Ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë për katalanasit, dhe Barça mund të kishte pësuar gol pas vetëm një minute lojë, teksa Marc Andre ter Stegen arriti të priste gjuajtjen e Chicarito-s. Pas disa rasteve nga të dyja anët, Leverkusen arriti të merrte avantazhin. Një markim i dobët i ASuarezit në zhvillimet e një goditjeje këndi dhe një pozicionim i gabuar i Ter Stegen, i lejoi Kyriakos Papadopoulos të shëonte me kokë golin e avantazhit për m,iqtë. Pritje një reagim i shpejtë, por nuk u materializua teksa mbrojtja gjermane arriti të qëndronte stoike. Pa messin, Neymar nuk arriti të linte gjurmë, në një javë që ka qenë tepër e vështirë për brazilianin edhe jashtë fushe pas akuzave në Brazil për evazion fiskal. Ndërkohë Suarez nukpo furnizohej me pasime nga mesfusha katalanase.

Papadopulos i dha avantazhin e përkohshëm Leverkusenit në "Camp Nou"

Sergi Roberto shënoi golin e barazimit për katalanasit

Nuk pati ndonjë reagim të shpejtë edhe pas pushimit të pjesës së parë, me Leverkusenin që filloi të besonte se mund të merrte tri pikët në “Camp Nou”. Dhjetë minuta nga fundi, u desh një gol rokambolesk nga Sergi Roberto që të barazonte shifrat në 1-1, pasi posrtieri Bernd Leno arriti më parë të neutralizonte gjuajtjen e Munir El Haddadi. Barcelona mori zemër, teksa Munir arriti të pasonte saktë në zonë për Suarez, me ish sulmuesin e Liverpool që aririt të godiste saktë me të djathtën e tij duke u bërë heroi i takimit në mungesë të Leo Messit.

Suarez i dha fitoren ekipit "blaugrana" për herë të dytë në dy ndeshjet e fundit

Lojtarët e Barcelonës festojnë golin e shënuar nga Suarez

Bas barazimit në ndeshjen e parë të Grupit E ndaj Romës në “Olimpico”, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej si dështim për ekipin e Luis Enriques, pavarësisht mungesës së “yllit” argjentinas. “Mundën të përmbysnim ndeshjen falë vetëbesimit më shumë se falë lojës tonë të bukur”, – deklaroi trajneri i Barcelonës. “Por futbolli ka të bëjë edhe me këto episode. Ishte një natë e vështirë. Ndeshja e dytë që luajmë pa lojtarin tonë të mirë dhe ndeshja e dytë që arrijmë ta fitojmë. Në fund të ditës kjo ka rëndësi. Mungesa e Messit nuk do të peshojë aq shumë në rast se arrijmë t’i fitojmë edhe dy ndeshjet e radhës në Champions League.”

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique jep udhëzime gjatë ndeshjes së të martës në Champions

 

Ndërkohë, Neymar pritet të rikthehet në formën e tij më të mirë, teksa trajneri Luis Enrique do të jetë i kënaqur nga performanca e lojtarëve të rinj, Munir dhe Sergi Roberto, teksa trajneri spanjoll nuk mund të aktivizojë akoma mesfushorin Arda Turan dhe mbrojtësin Aleix Vidal, për shkak të sanksioneve të UEFA-s të cilat përfundojnë në janar. Pas dëmtimit të Rafinha (nuk do luajë për pjesën e mbetur të sezonit), Barça humbet edhe Andres Iniesta, teksa mesfushori spanjoll doli duka çaluar në ndeshjen e së martës ndaj Leverkusenit. Nuk është ende e qartë se sa kohë do të duhet të qëndrojë jashtë fushave, por Luis Enrique tha: “Dëmtimi i Iniestës është një lajm mjaft i keq për ne. Shpresoj që të përfundojë periudha e dëmtimeve.” Fatmirësisht, Suarez arriti të ishte në lartësinë e situatës atëherë kur Barcelona ka më shumë se kurrë nevojë për të. Dhe me Messin jashtë për 8 javët e ardhshme, ky është një lajm mjaft i mirë për Barçën

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − five =