Llazari dhe Klevis Balliu! - Arbëria News

Llazari dhe Klevis Balliu!

Nga Felix Bilani

Tek fotografoja sot buzë gjolit vallen e pulbardhave, nën një dritë të bukur Perëndie, pa dashur anash meje disa hapa më larg më tërheq vëmendjen një njeri, as i ri e as plak me një kasketë si qëmoti, veshur varfërisht por pastër , rrinte shikonte gjolin dhe ngrinte kokën lart e ngrinte duart nga qielli , mërmëriste diçka nën zë sepse shihja lëvizjen e lehtë të buzëve.

Diçka duhet të ketë them me vete, le aparatin , nxorra duhanin dhe tek po dridhja një cigare duke ecur mbërrita te ky njeri.

-Do e ndezesh nje, i them?

-Jo, mu përgjigj.

-Si të quajnë, i them?

-Llazar, ma kthen me një ton që ndjehej mundimi, një zë i lodhur nën një trishtim te madh. Ja shoh syte tek i flisja, kishte një trishtim tejet të madh, psherëtinte gati në te qarë.

-Me se merresh, i them?

-Peshkatar, ma kthen thatë.

-Te ka ndodhur gjë e pyes, duke menduar ndonjë tragjedi me varkë ne liqen?

-Gjëmë e madhe, më tha, po ma jep atë cigëren qe më the më parë, më thotë.

I zgjata qesen e duhanit.

-Ke familje, e pyes?

-Kam, tha, kam edhe 4 fëmije që i mbaj me te ardhurat që nxjerr nga peshkimi.

-D.m.th. i them, familjen e ke mirë?

-Mire e kam, fëmijet i kam të mbarë, ma kthen, gruaja nikoqire dhe e dashur.

Mbetem, çfarë gjëmë mund ti ketë ndodhur kur familjen e paska mirë.

-Po mire i them, po ç’të ka ndodhur që je kaq i mërzitur e i trishtuar kur familjen e ke mirë?

Më pa një herë me sytë e tij të dhembshur e të lëngëzuar e pastaj i qetë ndezi cigaren, e thithi nja dy herë me forcë, dhe e shfryu tymin me nervozizëm duke lëvizur dorën para fytyrës sikur donte të largonte dicka.

-Po ja o djalë, më thotë, dëgjova lajmet dje e sot, dëgjova që do djegin mandatet këta të opozitës.

Mbetem, isha mes të qeshurës më të madhe edhe mendimit se a ishte në rregull nga mendja apo jo ky njeri.

-Po mirë mo, i them, ç’punë ke ti me mandatet e opozitës, i djegin apo jo, një mut është?

-Kam o djale kam sepse deputeti i qytetit, ai mo djali i atij gazetarit, si i thonë, Balliut më kishte premtuar që kur të mernin pushtetin e të bëhej ministër do më ndihmonte me një varkë me motorr, se me krah s’ja dal dot më, me tha.

Ah ç’na bënë e shikon, më tha, për një bythë kartoni do rrëmoj sërisht me krahët e mi, më tha, ja këtë na bënë.

-Po ka kohë që të ka premtuar, i them?

-Po mo, që kur ishte fushata e na vinte e na lodhte mendjen duke ngrënë peshkun që kapnim ne, po të paktën mire se sa ishte ai këtej sikur u rrit pak çmimi i peshkut, se edhe hante, edhe blinte i varfri, po ika tani se do merrem me rrjetat.

-Qëllofsh, i them.

E tek ikte pak i kërrusur në fundin e shpinës së tij, dheu kishte lënë një si figurë që i ngjasonte këtij deputeti largpamës.

P.S. Emrat janë thjesht rastësi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 10 =