Lu përshëndet arrestimin e Shullazit - Arbëria News

Lu përshëndet arrestimin e Shullazit

lu-1-655x356_1461167332-7295035

Gjatë mbledhjes së Asamblesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, see ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, viagra Donald Lu përshëndeti arrestimin e Emiljano Shullazit. Lu theksoi ndër të tjera se miratimi i reformës në drejtësi është shumë pranë.

“Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali, por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja.

Reforma në drejtësi do të lejojë biznesmenët që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reforme. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet t’i bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që t’i kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli”, tha kryediplomati amerikan.

Sipas Lu më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë, ndaj duhet të jenë të sigurt që edhe politikanët do e dëgjojnë zërin e tyre.

“Unë besoj se më e rëndësishme që kërkesa e shqiptarëve të reformohet. Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falenderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve. Është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit dhe shpresojmë që biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik”, theksoi Lu

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 8 =