"Lufta e Ftohtë" Ruçi-Kokëdhima brenda PS-së - Arbëria News

“Lufta e Ftohtë” Ruçi-Kokëdhima brenda PS-së

Roci-kokedhima

Ndërsa në Partinë Socialiste kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e Kongresit, no rx përplasja e konjukturës po bëhet gjithnjë e më e qartë. Rivaliteti mes klaneve është konfiguruar sidomos në betejën mes Gramoz Ruçit dhe Koço Kokëdhimës.

Pozitat e Kokëdhimës u fuqizuan së tepërmi në strukturat e Partisë Socialiste në jug, price në rajonin Vlorë-Gjirokastër, prescription pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.

Kandidatët e mbështetur nga Kokëdhima në Bashkitë e këtij rajoni fituan të gjithë, Kokëdhima mori pushtet të fortë ekzekutiv në nivel lokal, i kontrollonte, ndërsa paralelisht ai nisi investimin për të ushtruar të njëjtin ndikim dhe brenda strukturave të PS-së në rajonin Vlorë-Gjirokastër.

Këtu e ka pasur disi më të vështirë, sepse strukturat e PS-së nuk janë aq elementare sa beteja mbi kontrollin e Bashkive në Jug.

Kokëdhima ka pasur problem sidomos me PS-në e qytetit të Vlorës ku është dhe koordinator, ai  nuk ka arritur të zhvillojë zgjedhjet në nivel lokal, pas një zinxhiri problemesh dhe kundërshtish që kanë shoqëruar nismat e njerëzve të tij në PS-në e Vlorës.

Por Kokëdhima ka të njëjtën situatë në raport me përfaqësitë lokale të PS-së dhe në disa qytete të tjera të jugut. Linja që i bën rezistencë atij në rajonin e jugut është ajo e Gramoz Ruçit, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.

Në Dhjetor 2015, në mbledhjen e koordinatorëve të Kongresit, Kokëdhima sugjeroi spostimin e Kongresit për në muajin mars, Kokëdhima kërkoi të fitonte kohë për t’u organizuar. Si pretekst nxori vonesat e procesit të të zgjedhurve të Asamblesë në qytetet ku ai koordinon PS-në.

Ky ishte moment kur Ruçi e kundërshtoi me forcë propozimin dhe ku lufta e heshtur e zhvilluar prej muajsh, doli në sipërfaqe.

Kokëdhima ka thuajse kontroll të plotë mbi Bashkitë dhe kryebashkiakët në aksin Vlorë-Gjirokastër, ai është përcaktues për emërimet në administratë dhe sot kontrollon thuajse në mënyrë të plotë linjën e ministrisë së Shëndetësisë në këto qytete dhe ka ndikim në sistemin e hipotekave, dhe investimeve të fondeve publike qeveritare në këto zona.

Albpetroli është pika tjetër e fortë e Kokëdhimës, një ish-punonjës i tij në kompaninë private, Endri Puka, është drejtor i kompanisë shtetërore me seli në Fier, pikërisht në Fier ku Gramoz Ruçi ka qenë koordinator i PS-së në 8 vitet e fundit.

Por duket se dhe qytetin e Fierit, Kokëdhima e ka në synimet e tij, ai po lobon fort që koordinator për këtë qytet në zgjedhjet e vitit 2017 të vendoset Blendi Klosi. Ky propozim për të çuar Blendi Klosin në Fier në vend të Gramoz Ruçit, i është bërë e ditur dhe këtij të fundit, s’do mend se Ruçi nuk e ka pritur i buzëqeshur nismën.

Në zgjedhjet lokale të Qershorit 2015, Ruçi bëri një “tolerancë”, kur i hapi rrugë kandidimit të Armando Subashit, i cili është thuajse një operator i shpallur i Kokëdhimës.

Ndërsa përpjekja e fundit për ta spostuar tërësisht Ruçin nga Fieri, është një lëvizje delikate që ka shtuar tensionin mes dy klaneve.

Aq sa deputetët e PS-së, në rrethe të ngushta komentojnë me humor se plani final i Kokëdhimës është që kryeredaktorin e gazetës së vet ta emërojë Sekretar të Përgjithshëm në PS, duke i dhënë dërrmën përfundimisht Ruçit.

Mbetet për t’u parë se si do të konfigurohet në Kongres e më pas dhe në përgatitjet për zgjedhjet e 2017 ky rivalitet mes Kokëdhimës dhe Ruçit. Gjasat janë që përplasja frontale mes grupeve të jetë e pashmangshme. /HashtagAL

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =