Bota po kalon në një krizë të thellë, dhe mund të jetë në prag të një kohe të luftës, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Gjenevë.

“Unë besoj se sot ne jemi në prag të një kohe lufte dhe kjo luftë është e pranishme në demokracitë tona, është kriza e thellë që po kalojmë. Ne mund të zgjedhim të jemi somnambul, por nëse duam përparim të vërtetë, ne duhet të bëjmë angazhime serioze. Unë mendoj se kaosi është këtu dhe është përgjegjësia e brezit tonë që të mos presim për një luftë të re, por të shohim gjendjen në botë ashtu siç është”, tha Macron.