Madagaskar, 1200 vdekje në gjashtë muaj nga epidemia e fruthit - Arbëria News

Madagaskar, 1200 vdekje në gjashtë muaj nga epidemia e fruthit

 

Bilanci i të vdekur nga epidemia e fruthit është rritur në mbi 1 200, të cilat që nga tetori i vitit 2018 kanë dëmtuar Madagaskarin, për një total prej më shumë se 115 mijë infeksione të regjistruara.

Kjo është shpërthimi më i madh në historinë e vendit, ku vetëm 58% e njerëzve janë vaksinuar kundër virusit përgjegjës për sëmundjen, ndërsa sipas ekspertëve mbulimi prej 90% deri në 95% është i nevojshëm për të shmangur epidemitë.

Në fund të marsit, OBSH filloi vaksinimin masiv të fruthit me qëllim  imunizimin e  7.2 milion fëmijëve nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç.

(BalkanWeb)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 7 =