Madonna paralajmëron albumin e ri përmes një klipi të shkurtër - Arbëria News

Madonna paralajmëron albumin e ri përmes një klipi të shkurtër

SHBA

Madonna e ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i saj i ri duke konfirmuar se albumi i saj i radhës do të titullohet “Madame X”.

Në videon e publikuar, mbretëresha e muzikës pop shfaqet në skena të ndryshme dhe me veshje të ndryshme.

Ajo ka thënë se këto ndryshime nënkuptojnë personalitetet e ndryshme të këngëtares, teksa gjatë klipit shpjegon se ajo është ‘Madame X’.
Agjentja sekrete që udhëton nëpër botë duke i ndërruar identitetet, duke luftuar për liri dhe duke sjellë dritë në vendet e errëta” – ky është shpjegimi për ‘Madame X’.

“Madame X” që do të dalë gjatë verës, do të jetë albumi i 14 i Madonnas i incizuar në studio, ndërsa është albumi i parë që nga viti 2015 (pas “Rebel Heart”)

/BallkanWEB/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 20 =