Majlinda Bregu urim Dua Lipës: "Krenare për ty që i prezanton këtë histori suksesi gjithë botës" - Arbëria News

Majlinda Bregu urim Dua Lipës: “Krenare për ty që i prezanton këtë histori suksesi gjithë botës”

Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka përshëndetur dhe uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa për suksesin e saj në ceremoninë e çmimeve Grammy. Përmes një postimi të saj në ‘Instagram’, Bregu shprehet krenare për  këngëtaren dhe fitoren e dy çmimeve të saj.

‘Urime çika jonë! Urime @dualipa!!! Krenare për ty që i prezanton këtë histori suksesi gjithë botës. Artistja jonë fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo dhe në kategorinë “Artistja e re më e mirë’, shkruan Majlinda Bregu.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 1 =