Majlinda zbulon çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës, thotë se s’ka qenë kurrë në klub nate - Arbëria News

Majlinda zbulon çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës, thotë se s’ka qenë kurrë në klub nate

Dëshira e Majlindës është që edhe pas përfundimit të karrierës, të mbetet në sportin e xhudos dhe ta ndihmojë trajnerin e saj, Driton Kuka. Në emisionin ‘Seven Bizz’ në T7 ajo gjithashtu ka zbuluar se kurrë nuk ka qenë në një klub nate.

Krenaria e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi, ka shpalosur shumë të pathënë në emisionin ‘Seven Bizz’ në Televizionin 7, pak ditë pas triumfit në Tel Aviv, ku rrëmbeu medaljen e artë, raporton Gazeta Express.

Kampionia Olimpike ka treguar se dëshira e madhe e saj është që të mbetet në sportin e xhudos edhe kur t’i japë fund karrierës.

Por, fillimisht do të tentojë të shëtisë botën, sepse pavarësisht se aktualisht udhëton shumë – ajo nuk ka mundur të shijojë jetën siç duhet.

“Pas përfundimit të karrierës mendoj të mbetem në xhudo. Realisht s’di të bëjë asgjë tjetër sepse qysh si e mbaj mend vetën merrem me këtë sport”, u shpreh Majlinda.

“Kështu që pas përfundimit të karrierës, dua të pushoj mirë dhe të shëtis sepse udhëtoj shumë, por shumë pak shoh”.

“Do të pushoj një vit dhe do të bëj atë që s’kam mundur, kurse më pas planifikoj që ti ndihmoj Tonit”, deklaroi mes tjerash ajo.

Majlinda gjithashtu ka zbuluar se kurrë s’ka qenë në një klub nate dhe nuk planifikon ta bëjë as tani.

“Nuk e di as se qysh është, kështu që nuk dua të them që nuk e preferoj apo nuk më pëlqen sepse nuk e di se si është”, theksoi Kelmendi.

“Shkuarjen nëpër diskoteka dhe qëndrimin deri vonë, nuk e kam bërë deri sot dhe besoj përderisa nuk e kam bërë, s’ka se si të më pëlqej edhe tani”.

/Gazeta Express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 18 =