Mallakastër, digjet 13 ha tokë pyjore - Arbëria News

Mallakastër, digjet 13 ha tokë pyjore

Një 56-vjeçar u arrestua në Mallakastër, pasi si pasojë e djegies së tokës së tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur edhe 13 ha tokë pyjore.

Shtetasit M.G., iu vunë prangat “pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 9 =