Man Utd: Këto janë emrat që dëshiron Mou tek 'Djajtë e Kuq' - Arbëria News

Man Utd: Këto janë emrat që dëshiron Mou tek ‘Djajtë e Kuq’

‘Special One’ nuk pret dot deri në fund të Euro 2016 , bën gati listën e lojtarëve që kërkon ti shoh sezonin e ardhshëm nën urdhërat e tij.

mourinho-658x438

Jose Mourinho nuk humbet kohë. Menjëherë pas zyrtarizimit në stolin e Manchester United, portugezi ka dorëzuar një listë me emrat që dëshiron të ketë në skuadër. Milionat në llogarinë e “Djajve të Kuq” nuk mungojnë dhe klubi është vënë në lëvizje për një tjetër fushatë blerjesh të çmendur. Fillimisht, “Special One” konfirmoi besimin që do t’i japë 18-vjeçarit Marcus Rashford dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur. Klubi dëshiron ta mbajë për të laktën edhe 4 sezone sulmuesin 18-vjeçar, paga e të cilit do të përmirësohet ndjeshëm. Manchester United i ka premtuar 25 mijë pound në javë plus bonuset dhe mesa duket gjithçka do të mbyllet me një fund të lumtur për të dyja palët. Po në sulm synohet edhe francezi i Realit të Madridit, Karim Benzema, epoka e të cilit në Spanjë duket se është mbyllur.

Zv/presidenti Ed Woodward udhëtoi drejt Milanos për të ndjekur nga afër finalen e Champions League pasi nuk është vetëm Benzema objektiv në merkato. Trajneri portugez interesohet edhe për talentin spanjoll të Atleticos, Saul Niguez. Përsa i përket çështjes “Ibrahimovic”, palët janë në bisedime por kërkesa e lartë ekonomike për të arkëtuar 220 mijë paund në javë po bëhet një pengesë e madhe për zhvendosjen e gjigandit suedez në Premier League. Dy emra të tjerë që joshin Mourinhon janë edhe Alvaro Moratta dhe Pierre-Emerick Aubameyang. Duket se La Liga mbetet tregu më i preferuar për “Djajtë e Kuq” pasi në shënjestër është edhe mesfushori i Valencias, Andre Gomes bashkë me lojtarin e Sevillas, Grzegorz Krychowiak.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =