Masakron gruan se s’gjeti gati bukën e rrobat, babai mesazh fëmijëve:  U kërkoj... - Arbëria News

Masakron gruan se s’gjeti gati bukën e rrobat, babai mesazh fëmijëve:  U kërkoj…

“U kërkoj ndjesë fëmijëve të mi për këtë që kam bërë, por nuk dua ta kujtoj këtë ngjarje”, ishin  fjalet e Sami Metushit, i cili po gjykohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sose Metushi, në nëntor të 2017-ës në Kavajë.

 

 

I pandehuri akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, akuzë kjo që parashikon nga 35 vite deri në burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Karpen të Kavajës, rreth orës 10:30, pas një sherri që ka nisur mes çiftit, i cili shumë shpejt ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Çifti Metushi banonte në një shtëpi të vogël njëkatëshe dhe nga martesa e tyre, kishin sjellë në jetë 5 fëmijë. Ngjarja e rëndë është njoftuar në Policinë e Kavajës nga fqinjët, të cilët kanë mësuar shumë shpejt se çfarë ka ndodhur në banesën e Sami Metushit.

Sami Metushi ka pranuar krimin, ndërsa është bërë e ditur se çifti kishte konflikte të shpeshta. Sipas burimeve, mësohet se sherri ditën e ngjarjes kishte nisur, pasi burri e kishte akuzuar gruan se nuk i kishte bërë rrobat dhe bukën gati. Sherri ka agravuar dhe burri e goditi me thikë disa herë Sose Metushin, e cila nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 3 =