Maska fytyre në kushtet e shtëpisë - Arbëria News

Maska fytyre në kushtet e shtëpisë

Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e fytyrës janë një zgjidhje e mirë, sidomos kur bëhen me produkte natyrale, që të gjithë i kanë në shtëpitë e tyre. Më poshtë propozojmë një listë të maskave të fytyrës, të bëra në kushte shtëpie, të cilat realizohen shumë shpejt dhe ndihmojnë në rigjenerimin dhe ushqyerjen e fytyrës tuaj.

Tërshëra
Tërshëra ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës. Merrni 1 çerek filxhani tërshërë dhe hidheni në gjysmë filxhani ujë të ngrohtë. Lëreni për pak minuta dhe shtojini dy lugë filxhani kos dhe mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj për rreth 10 minuta.

Banane dhe mjaltë.
Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaftë dhe disa pika lëng limoni të freskët. Maskën e përftuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

Kakao dhe kafe
Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

Uthull
Uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën e fytyrës. Hidhni një lugë uthull në një filxhan me ujë dhe vendoseni në fytyrë.

Avokado dhe mjaltë
Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoi një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

Qumësht
Qumështi është përdorur gjithmonë për trajtimet e fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Të bardhat e vezëve
Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

Luleshtrydhe
Luleshtrydhet pastrojnë poret dhe heqin pikat e zeza të fytyrës. Pasi të keni grirë luleshtrydhet, shtojini pak kos. Mbajeni maskën në fytyrë për 10 minuta dhe pasi ta keni hequr, do ta ndjeni fytyrën tuaj të freskët dhe të butë.

Majonezë
Majoneza ka përbërës që i bëjnë mirë fytyrës. Përhapeni majonezën në fytyrë dhe pasi t’a keni shpëlarë, lëkura juaj do jetë e butë dhe e pastër.

Kastraveci
Kastraveci bën mirë edhe për lëkurën e thatë edhe për atë të vajosur. Shtypni kastravecin aq sa te krijohet një sasi tuli dhe përziejeni me salcë kosi. Edhe pse është një maskë që nuk vjen erë të mirë, rigjeneron lëkurën dhe redukton njollat e fytyrës./Gazeta Liberale/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 10 =