Mbappe e barazon rekordin e Ronaldos për gola në Ligën e Kampionëve - Arbëria News

Mbappe e barazon rekordin e Ronaldos për gola në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe e ka arritur edhe një rekord tjetër mbresëlënës në karrierën e tij të jashtëzakonshme, përkundër që është ende vetëm 20-vjeçar.

Francezi e ka barazuar rekordin e Ronaldo Luis Nazaroi de Limas për gola të shënuar në Ligën e Kampionëve dhe madje e ka arritur këtë rekord për më pak paraqitje se braziliani.

Ylli i Paris Saint-Germainit, i cili e fitoi këtë çmimin për lojtarin më të ri në botë, Kopa Trophy, i ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje. Në anën tjetër, Ronaldo i kishte shënuar 14 gola në 40 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Mbappe është shumë larg për ta arritur rekordin e golashënuesit më të mirë në këtë garë, Cristiano Ronaldo me 121 gola, apo edhe golashënuesit të dytë më të mirë, Lionel Messi me 106 gola të tilla.

Mirëpo, Mbappe është ende vetëm 20-vjeçar dhe nëse e vazhdon karrierën e tij me të njëjtin ritëm, atëherë ai do të arrijë t’i kalojë edhe rekordet e Messit dhe Ronaldos, të cilët e kanë fituar Topin e Artë nga pesë herë.

Mbappe ia siguroi PSG-së fitoren me rezultat 2:0 kundër Manchester Unitedit, pasi që e dyfishoi epërsinë e Paris Saint-Germainit në pjesën e dytë të ndeshjes, vetëm 7 minuta pasi Presnel Kimpembe e kishte shënuar golin e parë të ndeshjes.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − four =