Mbështetja për Trump bie me 3 përqind pas raportit të Muellerit - Arbëria News

Mbështetja për Trump bie me 3 përqind pas raportit të Muellerit

Numri i amerikanëve që mbështesin presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rënë për 3 përqind, duke shënuar rezultatin më të ulët të vitit. Sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos, u mbajt menjëherë pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ky sondazh, që u realizua të enjten, është i pari në nivel kombëtar, që bën matjen e mbështetjes së popullit amerikan pas publikimit të raportit që përbëhet nga 448 faqe, që numëron shumë raste të ndërhyrjes së mundshme të presidentit Trump në hetimet e ndikimit rus.

/BW/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =