“Do mbetesh plagë në zemër përjetë”, vëllai i 17-vjeçares së vrarë mesazh pikëllues - Arbëria News

“Do mbetesh plagë në zemër përjetë”, vëllai i 17-vjeçares së vrarë mesazh pikëllues

Vëllai i Brisilda Gjikolës, vajzës që mbeti e vrarë dje gjatë atentatit në Tiranë, ka reaguar me anë të një dedikimi prekës në rrjetet sociale.

Teksa ka postuar foton e tij bashkë me motrën, ai shkruan se  Brisilda ishte e gjithë bota për të., duke shtuar se nuk e priste që të kishte një humbje tjetër kaq të thellë.

 

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

Briselda Gjikola, dedikimi vllait

/Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 19 =