Mblidhet Konferenca e kryetarëve, diskutohen procedurat mbi Reformën në drejtësi - Arbëria News

Mblidhet Konferenca e kryetarëve, diskutohen procedurat mbi Reformën në drejtësi

163a3ac83f841d2b51ec3520cc25429e_L

Mblidhet sot Konferenca e kryetarëve për të diskutuar për procedurën që do të ndiqet për reformën në drejtësi.

Nesë dhe në konferencë palët qëndrojnë të ndara, do të jetë Kuvendi me votë që do të përcaktojë rrugën e draftit të ndryshimeve kushtetuese drejt miratimit përfundimtar mes pretendimeve të palëve.

Dje pasdite u mblodh me kërkesën e Ilir Metës, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, por deputeti demokrat Arben Ristani e kundërshtoi këtë mbledhje, pasi po shkelej rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve diskuton për kalendarin, Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi vazhdon normalisht punimet.

Në kalendarin e tij janë miratimi i 7 projektligjeve, të cilat kryetari Fatmir Xhafaj i quan shtylla të ndryshimeve kushtetuese. Dje u miratua kryesisht projektligji për Gjykatën Kushtetuese, me 3-4 nene që janë lënë të hapura për t’u diskutuar sërish të premten.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + nineteen =