Merkato/ Tri skuadra në garë për të fituar shërbimet e Lenjanit - Arbëria News

Merkato/ Tri skuadra në garë për të fituar shërbimet e Lenjanit

lenjani21

Ermir Lenjanit mund të ndryshojë ambient gjatë verës. St. Etien është ekipi që ka nisur interesimin dhe është një nga pistat që shqiptari të mbetet pjesë e futbollit francez.

Ndërkohë, pill kjo skuadër nuk është e vetmja, pasi bëhet fjalë edhe për të tjera ekipe që janë të gatshme të futen në tratativa për shërbimet e futbollistit të Kombëtares.

Në Bundesligën gjermane Frankfurt mbetet një pistë e vlefshme për të ardhmen e futbollistit kuqezi. Ndërkohë, edhe në kampionatin turk ka një opsion të vlefshëm.

Trabzonspor që po ndjek situatën e tij dhe është i gatshëm të futet te skuadra që ka në pronësi kartonin e Lenjanit dhe që e huazoi atë te Nante për një sezon.

Momentalisht, vlera e kartonit të tij është rreth 400 mijë euro, por duke qenë shifra paraprake, skuadra franceze mund të kënaqet edhe me më pak se kjo shifër për të hequr dorë nga e drejta e pronësisë mbi kartonin e futbollistit shqiptar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =