Merret vendimi në Kuvendin e Kosovës, Shqipëria dhe Kosova pa Roaming - Arbëria News

Merret vendimi në Kuvendin e Kosovës, Shqipëria dhe Kosova pa Roaming

Kuvendi i Kosovës me 69 vota pro dhe 1 abstenim, ka miratuar heqjen e Roaming me Shqipërinë.

Pas marrjes së këtij vendimi pritet të ketë një ulje drastike tarifash për të dyja anët e kufirit. Lajmi i mirë njofton dhe një hap përpara drejt unifikimit.

Qemal Minxhozi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, e ka konsideruar këtë rezolutë si një hap të rëndësishëm drejt unifikimit dhe jo vetëm mes dy shteteve.

“Është një lajm shumë i mirë, është vullnet i shprehur në mënyrë jo thjeshtë simbolike, por që ndikon shumë për qytetarët e dy anëve të kufirit në vizitat reciproke që do t’i bëjnë në Shqipëri dhe Kosovë. Është diçka që më tepër i gëzon qytetarët që vizitojnë në mënyrë të herëpashershme”.ë shtë shprehur Minxhozi.

Insitucionet e Shqipërisë  gjithashtu ishin në dijeni  se ky ligj do të kalonte në parlament.  Në ditët në vijim do të hidhen hapa konkretë për  realizimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të bëhet sa më efektive.

Pas Kosovës, edhe qeverisë shqiptare do ti duhet të aplikojë heqjen e roaming-ut nga ana teknike.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =