Mësoni çfarë i ka thenë Sali Berisha ambasadorit Lu për Komisionin e Venecias - Arbëria News

Mësoni çfarë i ka thenë Sali Berisha ambasadorit Lu për Komisionin e Venecias

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, tadalafil Donald Lu, viagra gjatë fjalës së mbajtur në simpoziumin kundër korrupsionit, ka deklaruar se procesi i Vetting-ut është mjeti më i mirë për të luftuar korrupsionin, por edhe…

Korrupsioni nuk luftohet nga të huajt, por nga prokurorë, policë e gazetarë kurajozë. Pra, pyetja është: si do të luftohet korrupsioni në Shqipëri? Lufta nis me “vetting”-un. Duhet ndërtuar një sistem i ri i pavarur, ku asnjë politikan apo gjyqtar i vetëm të mos ndikohet dhe të manipulohet. I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e urta. Të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillat e këtij komisioni. Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, pasi është i zgjuar dhe i lodhur nga korrupsioni në vend”, deklaroi ambasadori Lu.

Ambasadori amerikan ka kujtuar edhe atë që ka thënë disa kohë më parë ish-kryeministri Berisha lidhur me këshillat e Komisionit të Venecias.

“Jam dakord me doktor Sali Berisha që ka thënë se opinioni i Komisionit të Venecias afron një bazë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë.

Ai tha se beson që të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të komisionit të Venecias”, tha Lu duke i dhënë në këtë mënyrë një mesazh deputetit demokrat.

“Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, është i zgjuar dhe i paepur, është i lodhur nga korrupsioni në këtë vend”, theksoi Lu.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =