Messi i tunduar nga Premier League: “Tani për tani mendoj për të tashmen” - Arbëria News

Messi i tunduar nga Premier League: “Tani për tani mendoj për të tashmen”

700-500

Ngjason shumë me një deklaratë lufte: klubet e Premier League kërkojnë ti rrëmbejnë Barcelonës “yllin” argjentinas Leo Messi. Lajmi ka bërë bujë këtë mëngjes në shtypin britanik, more about në veçanti në faqet e para të “Mirror” dhe “The Sun”, viagra approved sipas të cilave Chelsea, manchester City dhe Manchester United po vihen në lëvizje për të provuar, atë që padyshim do ishte blerja e shekullit.

Në Angli bëhet e ditur se Chelsea, City dhe United po zhvillojnë një sondazh mbi blerjen e mundshme të Messit, i cili sipas shtypit britanik nuk ia ka mbyllur dyert një aventure të mundshme në Premier, në kampionatin më të bukur në botë, pas 11 vitesh të shpenzuara në “Camp Nou”. Jo rastësisht, “Yahoo Sports” publikoi një intervistë të “pleshtit” që i shqetësoi jo pak tifozët e Barcelonës. “Te Barcelona jam rritur, kam shpenzuar një pjesë të madhe të jetës time dhe ndihem shumë mirë. Por nuk mendoj shumë për të ardhmen, mendoj vetëm për të tashmen.”Të paktën tani për tani.

Nuk është hera e parë që nga Anglia vijnë oferta për Leo Messin. Në merkaton e fundit të transferimeve, ishte përfolur për një Chelsea shumë aktiv me familjen e Messit dhe për një Jose Mourinho që ishte i gatshëm të shpenzonte një shumë marramendëse (për blerjen dhe kontratën e tij do të duheshin rreth 600 milionë euro). Edhe Manchester United ka ndjekur gjithmonë me interes zhvillimet në marrëdhënien e Messit me Barcelonën. Sulmuesi argjentinas është ‘i lidhur’ me klubin katalanas nga një kontratë, klauzola e së cilës shkon në 250 milionë euro, një shifër që për klubet e pasur të Premier League-s mund të jetë e përballueshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 14 =