Meta dhe Ruçi bashkë në resht të parë, ambasadorja e SHBA i përmend Kushtetutën - Arbëria News

Meta dhe Ruçi bashkë në resht të parë, ambasadorja e SHBA i përmend Kushtetutën

 

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku është festuar festa e pavarësisë së SHBA.

Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dyja janë parë në radhë të parë pranë njëri-tjetrit duke ndjekur aktivitetin për pavarësinë e SHBA.

Në këto foto që Shqiptarja.com sjell në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA është folia e ngarkuar me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë. Në fakt, Meta, akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur pikërisht parimet kushtetuese të vendit, duke anuluar zgjedhjet me një dekret që shfuqizoi dekretin e tij të parë, atë të 30 qershorit. Një akt që nuk u konsiderua nga mazhoranca për sakohë nuk solli pasoja në procesin zgjedhor, i cili u mbajt në datën e parë të dekretuar nga Meta.

1562867778_metaruciambasadaamerikane1.jpg

Të pranishëm në këtë ceremoni në rezidencën e Ambasadës së SHBA janë edhe kryetari i LSI-së Monika Kryemadhi, nënkryetari i partisë Patriti Vasili, personalitete të tjera nga politika, media arti e kultura.

Dita e Pavarësisë së SHBA u shënua të  enjten e 4 korrikut, por ambasada në Tiranë, vendosi ta festoj sot sot./Shqiptarja.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =