Meta me Sekretarin e OSBE: Sipërmarrje madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve politikë - Arbëria News

Meta me Sekretarin e OSBE: Sipërmarrje madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve politikë

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger.

 

““Kjo është sipërmarrje madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në vend.

OSBE ka një rëndësi të posaçme për sigurinë euro-atlantike dhe për Shqipërinë në veçanti. Është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.

Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur.

Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, – theksoi Presidenti Meta.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =