Meta: Vendi ka nevojë për një qeveri të besimit - Arbëria News

Meta: Vendi ka nevojë për një qeveri të besimit

Ilir Meta deklaroi se LSI afirmon koalicionin me Partinë Socialiste, diagnosis por vendos theksin tek përmbushja e të gjitha garancive për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

“LSI është e hapur ta afirmojë për zgjedhjet e ardhshme politike koalicionin me Partinë Socialiste bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual, troche por edhe të reflektimit serioz për mënyrën e funksionimit të këtij koalicioni, si edhe analizës së objektivave të parealizuara ende. Por nëse lidershipi i Partisë Socialiste nuk do të tregojë përgjegjshmëri maksimale dhe vullnet politik për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme”, tha Meta.

Kreu i LSI-së kërkoi që qeveria të fitojë besimin e opozitës për garancitë e zgjedhjeve.

“LSI deklaron se vendi në këto momente ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë, e cila do të garantojë mospërfshirjen e administratës publike në zgjedhje dhe në veçanti të Policisë së Shtetit, garantimin e një lufte të ashpër dhe pa asnjë kompromis ndaj fenomenit të drogës dhe çdo përpjekje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve, si edhe garantimin dhe realizimin e plotë, të thellë dhe transparent të procesit të dekriminalizimit”, u shpreh kreu i LSI-së.

Por a e përfshin kjo “qeveri e besimit” edhe përfshin Kryeministrin Rama?

“Edhe kjo Qeveri kështu siç është mund të jetë qeveri e besimit nëse merr angazhimet e duhura, që të garantojë që administrata publike të mos jetë në presion për vota dhe të mbledhi vota, që Policia e Shtetit të jetë asnjëanëse. Garancia e parë është ndryshimi i retorikës nga Qeveria. Mund ta kuptojmë opozitën, por përgjegjësinë më të madhe e ka Qeveria, sepse opozita nuk mund të vendoset në kushte që mos ketë çfarë të humbasë”, tha ai.

Meta tha se retorika politike agresive, provokative dhe konfliktuale është përshkallëzuar dhe në këto kushte, sipas tij, është i detyrueshëm dialogu urgjent mes palëve politike.

“Vlerësojmë se Kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale. Çdo vazhdim e zhvillim i këtij konflikti që përshkallëzon krizën, jo vetëm që bllokon edhe reformën në drejtësi dhe krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, por krijon edhe boshllëk të rrezikshëm institucional, pasi shumë prej institucioneve të drejtësisë, të cilat do të duhet të zëvendësohet nga institucionet e reja, po u vjen mbarimi i mandatit të tyre. Çdo vonesë e çon vendin në pasoja të paparashikueshme”, deklaroi ai.

E si garanci për opozitën, Ilir Meta e ka bërë vetë hapin i pari.

“Nëse PD mendon se mandatet e LSI-së e ndihmojnë në kontrollin dhe balancën e zgjedhjeve, këto mandate ja japim PD. Kjo nuk do të thotë që ne bashkohemi me opozitën, por kjo mund të ishte një mënyrë për t’i dhënë një qetësi dhe besim opozitës për këtë proces zgjedhor”, theksoi Meta.

Si një rrugëdalje nga kjo, Meta sheh edhe propozimin e Shpëtim Idrizit, me të cilin u takua në orët e mesditës së të hënës.

“Vlerësojmë iniciativën e z. Shpëtim Idrizi ditët e fundit si një përpjekje konkrete për fillimin e dialogut dhe si një nxitje për zgjidhjen e krizës”, tha ai.

PDIU ka kërkuar zgjerim të grupeve të numërimit me të gjitha partitë parlamentare dhe jo vetëm katër, PS, PD, LSI dhe Partia Republikane. Kjo do të rriste aksesin e të gjitha partive në grupet e numërimit dhe pamundësinë që procesverbalet të kalojnë vetëm me firmat e partive kryesore. Një hapje e tillë do të rriste transparencën dhe ulte mundësinë e vjedhjes, apo tjetërsimit të votave./TP

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + one =