Meta vërsul Spahiun kundër Ramës: Disa ministra nën nivelin 0, të rishikohet koalicioni me PS-në - Arbëria News

Meta vërsul Spahiun kundër Ramës: Disa ministra nën nivelin 0, të rishikohet koalicioni me PS-në

Kandidati për kryetar i LSI-së, information pills Përparim Spahiu, viagra sale thotë se partia e tij duhet të vendosë kushte të forta në bashkëqeverisjen me PS-në dhe se koalicioni duhet rishikuar. Sipas tij, advice LSI-ja nuk mund të vendoset para faktit të kryer dhe vendimeve, të cilat merren vetëm nga kryeministri. Në një intervistë për gazetën Panorama, ai kritikon investimet në qendra urbane, palma e pedonale, të cilat i konsideron si makjazh.

“Është tepruar shumë me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, i cili tejkalon çdo cak dhe është një instrument në duart e kryeministrit, duke përqendruar investime të mëdha, në pedonale, qendra qytetesh, palma, lyerje dhe bojatisje. Fondi shqiptar nuk është as peneli dhe as lapsi i kryeministrit e Shqipëria nuk është një telajo! Ka shumë probleme të thella nën makijazhin që po bëhet. Papunësia e para! Bujqësia dhe turizmi që kanë nevojë për vëmendje, kapitale dhe ndërhyrje rrënjësore”, thotë Spahiu.

I pyetur nëse ka dështuar koalicioni me PS-në, ai jep këtë përgjigje:

“Për koalicionin nuk mund të them se ka dështuar. Mendoj se duhet rishikuar! LSI, kjo forcë e madhe politike, duhet të ketë një peshë progresive në vendimmarrjet dhe të bëjë bllok ndaj: Faktit të kryer! Sepse ne nuk duhet të paguajmë një faturë të kripur elektorale, për fajin apo mosrealizimet e të tjerëve. Duhet të rrisim presionin. Dhe kjo ndihmon edhe në kthjelltësinë e vendimmarrjeve të kryeministrit, që madje duhet të na falënderojë për këtë kërkim llogarie që është krejtësisht konstruktive”

Ndërkohë ndryshe nga ambasadori amerikan, kandidati për kryetar i LSI-së është i mendimit se disa ministra vlejnë nën zero.

“Përveç shumë burimeve të informacionit që ka zoti Lu, ndoshta ka ndjekur edhe fushatën time, për të kryesuar LSI. Përtej humorit mund të them se ambasadori ka të drejtë, por është treguar zemërgjerë. Niveli 0 nuk bën asnjë punë, çështja është kur janë nën nivelin 0, dhe prishin e shpërdorojnë paratë e shqiptarëve për paaftësinë e tyre. Shikoni koncesionet ku është mbërthyer ekonomia shqiptare. Janë qindra miliona euro që shkojnë për shërbime, të cilat nuk shkëlqejnë. As në performancë dhe as në transparencë”, shprehet Spahiu.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 16 =