Milan, Gazidis thyen heshtjen: Boll me iluzione e gënjeshtra - Arbëria News

Milan, Gazidis thyen heshtjen: Boll me iluzione e gënjeshtra

Mos kualifikimi në Champions ka shkaktuar “tërmet” në shtëpinë e Milanit. Pas Gattusos ishte radha e Leonardos të jap dorëheqjen. Nga kupola kuqezi ka mbijetuar vetëm Maldini, por dhe ishi tjetër i famshëm ka marrë disa ditë kohë për të reflektuar, në tavolinë për të është një post i ri, drejtor teknik, fakt të cilin e konfirmon Ivan Gazidis. Drejtori i deleguar i Milan thyen heshtjen dhe në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, flet për të ardhmen e klubit:

La Gazzetta

“Kur fondi Elliot mori Milanin situata ishte dramatike. Klubi nuk mund të paguante dot detyrimet, mbi kokë qëndronin dënime të mëdha. Me pak fjalë klubi u shpëtua duke investuar 220 milion euro, nëse nuk e bënim diçka të tillë rrezikonim ti zbrisnim nga kategoria. Gattuso dhe Leonardo? Leo vendosi të largohet për sfida të reja. Asnjë konflikt, përkundrazi, ka mirënjohjen time më të thellë për atë që bëri. Gattuso është një njeri i jashtëzakonshëm. Mori përsipër të gjitha përgjegjësitë, mbase më shume. Ai bëri një zgjedhje të ndershme, do të jetë gjithnjë një mik i klubit.

Maldini

Maldini? Dëshiroj që Paolo të qëndroj me ne dhe të më ndihmonte në këtë sfidë të madhe, me një rol thelbësor e të rëndësishëm. Ai përfaqëson vlerat dhe kulturën e klubit, do të ishte ideali për të drejtuar sektorin teknik. Si mund të rikthehet Milan? Është shumë e qartë. Milan duhet të dalë fillimisht nga gropat financiare, brendi është, historia po ashtu, po futbolli ka evoluar shumë. Fjalë të bukura dhe gënjeshtra janë thënë shumë por ky është realiteti. Ka ardhur momente ti themi gjërat siç janë, me transparencë. Do të zhvillojmë një merkato duke respektuar rregullat e Fair Play financiar. Do të blejmë lojtarë të rinjë që të qëndrojë e të bëjnë historinë e klubit.
(BalkanWeb)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =