Milan , kinezët kanë paratë : Berlusconi po shkon drejt 'OK' - Arbëria News

Milan , kinezët kanë paratë : Berlusconi po shkon drejt ‘OK’

Në drekën e Arcore menaxheriët e Fininvest ngrejnë perdet e dyshimit mbi ekipet që kanë dëshirën për të blerë klubin : janë klube private dhe publike. Do të nxitojmë punët e blerjes dhe shitjes së klubit për të shbllokuar merkaton. Belusconi: “Kjo shoqëri është më serioze dhe e vendosur të rikthejë një Milan të madh”

MILANO 11.1.2008  SEDE MILAN VIA TURATI SILVIO BERLUSCONI POSA CON I 18 TROFEI INTERNAZIONALI DEL MILAN - Fotografo: FABIO BOZZANI

Përpara se të priste miqtë Berlusconi zyrtarizoi eventin : “Po , rx mund të kemi një takim një vendim decisiv ” Dhe në fund vendimi vjen : Silvio është i bindur nga forca ekonomike që kanë pasardhësit e tij. Në takimin e zhvilluar në orarin e drekës Silvio Berlusconi priti menaxherët e Fininvest. Dreka zgjati nga ora 1 deri në orën 3 derisa nga Arcore u largua eskorta me presidentin. Dhe në Villa San Martino ishte përgatitur ambjenti për takimin : teksa jashtë binte shi , physician oborrtarët vazhdonin punënë për të rregulluar oborrin brenda dhe jashtë. Brenda qëndronte Silvio i cili tregoi për fuqinë ekonomike të kordatës kineze.

Presidenti i Milan ndihet i lumtur , por mungon një kontratë e drejtpërdrejtë mes dy palëve por sic përmendëm gjendja e fortë ekonomike kanë bindur Berlusconin. Nga ky moment hapet drita jeshile për nisjen e tratativave : emrat e investitorëve vazhdojnëtë mbeten sekret por dihet se janë shumë shoqëri që duan të financojnë kinezët të cilët janë gati të blejnë Milanin. Supozimi i fundit është emri i pronarëve të klubit kinez Hebei Fortune. Ata janë Chine Fortune Land Development , specializuar për blerjen e zonave industriale duke ndihmuar zhvillimin urban. Nëse kushti i presidentit Berlusconi ishte njohja e njohja e investitorëve të cilët do të investonin tek Milan për ta rikthyer të madh : “Në Itali , Në Europë dhe Në Botë” . Kushti sic duket është plotësuar pasi grupi kinez është serioz dhe sidomos tepër i pasur. Berlusconi kërkon dhe sigurim të ketë investime të shpeshta drejt klubit.

Së bashku me Fininvest , të cilët kanë marrë informacione për tratativën , Berlusconi mund të fokusohet në cështje të tjera : të marrë detaje të reja ekonomike , vendos organikën drejtuese (Berlusconi president nderi , Gancikoff – Galatioto mund të jetë drejtorët e rinj sportiv) , projekti teknik (Brocchi ose një trajner i huaj por me cfarë lojtarësh?). Silvio u kthye për të dhënë detaje në Radio Radio dhe më vonë për 7 Gold : “Jam optimistë ,shpresoj të kemi arritur në momentin e duhur. Kemi kryer tratativa me disa grupe , ky i fundit ka treguar më shumë seriozitet dhe dëshirë për bërë Milanin një skuadër me nivel të madh botëror. Kanë një buxhet të stërmadh dhe pjesmarrje ndërkombëtare teksa ata po vendosin se sa përqind të klubit duan të marrin. Kërkohet siguri nëse këtë zotërinj duan të bëjnë një Milan me përmasa botërore. Dua të qartësoj se ai që do të më zëvëndësoj mua duhet të impenjohet dhe të investojë për të rikthyer Milanin në nivelet që meriton.” 

Silvio e ka me nxitim sepse nëse tratativa do të shtyhet dhe do të zgjatet do të rrezikohet fushata e merkatos verore. Për momentin cdo tratativë është e bllokuar në pritje të zhvillimeve në shoqëri. Oferta e West Ham për Carlos Bacca ka ardhur por nëse nuk dihen pronarët  dhe drejtimi teknik nuk mund të merret as parasysh tratativa. E njëjta gjë vlen dhe për transfertat e tjera si hyrëse si dalëse. Galliani punon për të mbyllur disa tratativa por duhet të njoh të ardhmen e klubit për të firmosur kontratat me frikën se ndonjë lojtar i mirë shpëton së firmosuri për zgjatje të tratativave të shitje/blerjes së klubeve. Dicka është e sigurt që tratativat mund të zgjasin por është vullneti i blerësve dhe shitësve që mund të shkurtoj ditët. Silvio ka shprehur garancinë për të vazhduar negociatat.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + nine =