Minatorët: Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt - Arbëria News

Minatorët: Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt

Minatorët së bashku me disa anëtarë të sindikatës janë mbledhur sot në një protestë para godinës së kryeministrisë.

Minatorët dhe sindikatat mbrojtëse i kanë lënë afat qeverisë deri me 22 shkurt.

Sipas tyre, kërkesat e njëpasnjëshme për miratimin e statusit vijojnë të bien në vesh të shurdhër pasi nuk është bërë ende asgjë në këtë drejtim.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.

Në dhjetorin e kaluar, minatorët e Bulqizës iu drejtuan me anë të një letre shefit të qeverisë, presidentit, kreut të Kuvendit si dhe vendosën në dijeni edhe kreun e PD-së për kushtet e mjerueshme në të cilat punojnë.

Ata parashtruan një sërë kërkesash si më poshtë:

“Të detyruar të ngremë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:

Të miratohet statusi i minatorit;
Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
Të përmirësohen kushtet e punës;”, shkruhej në letrën e tyre.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − four =