Ministri Ahmetaj mashtron, nuk ka marrëveshje zhbllokuese për aeroportin e Rinasit - Arbëria News

Ministri Ahmetaj mashtron, nuk ka marrëveshje zhbllokuese për aeroportin e Rinasit

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”62873″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë “Tirana International Airport” (TIA), viagra Rolf Castro-Vasquez ka pohuar për Monitor.al se ende nuk kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje me Qeverinë shqiptare për ndryshimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit. Ai pohon se për këtë janë ende në negociata dhe, buy nga ana e avokateve në Londër, po shqyrtohen pikat e fundit.

Vasquez shton se e rëndësishme është se çfarë do vendosin aksionerët dhe kreditoret, që janë tre: Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), “Intesa Sanpaolo” dhe “Alpha”, sepse janë ata që kanë investuar.
“Kemi që nga 2007 që po negociojmë, u ndryshua qeveria, filluam sërish, nuk eshte e lehtë të ndryshohet një kontratë pas 10 vitesh. Nuk di të jap një afat, por di te them që për momentin nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë”, thotë z. Castro-Vasquez, duke sqaruar se të gjitha negociatat po zhvillohen me ministrin e transporteve, Edmond Haxhinasto dhe jo me ministrin Arben Ahmetaj, i cili një javë më parë tha publikisht se janë mbyllur me sukses negociatat për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit të Rinasit për një rreze deri në 100 kilometra dhe priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare. Dosja i është dorëzuar Bordit të koncesionarit, deklaroi Ahmetaj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − eleven =