Ministri i denjë Lleshaj përballë intifadës së padenjë të disa gazetarëve - Arbëria News

Ministri i denjë Lleshaj përballë intifadës së padenjë të disa gazetarëve

Ndër thuajse tre dhjetëvjeçarë të paskomunizmit nuk besoj të ketë pasur një orkestrim gazetaresk kaq të detajuar kundër një ministri siç po ndodh kohët e fundit me Ministrin e denjë Lleshaj! Me plot gojën duhet thënë se Ministri Lleshaj ka sjellë një kthesë kulturore në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Pa mohuar asnjë punë të suksesshme të pararendësve të tij, Lleshaj duket qartë se e ka orientuar punën e Ministrisë në një shpërfaqje të re dinjiteti dhe qasje njerëzore që e afron policinë dhe ruajtjen e rendit me qytetarët. Mirëpo ky kapërcim cilësor politik e administrativ ka krijuar probleme te grupi i kundërshtisë, i cili duhet të aktivizojë patjetër makinerinë e përbaltjes, sepse çdo sukses i qeverisë i shkakton shqetësim. Dhe këtu fillon orkestrimi mediatik me sulmet kaq të shpeshta e të ashpra, sikur të kishim të bënim me një shpalosje të intifadës së gurëve.

Emërimi i Lleshajt në këtë Ministri më është dukur si një gjetje kulturore e politike mjaft e goditur nga Kryeministri Rama, sepse shpeshherë rendi konceptohet si përdorim i fortë i dhunës. Rendi duhet të ruhet, por pa rënë kurrë në tundimin “që të bëjë zap njerëzit”. Pra, nuk duhet të ringjallet koncepti i frikës, por i përgjegjësisë së çdo qytetari për të respektuar ligjin. Për këtë arsye, në drejtimin e kësaj Ministrie ai e pa të udhës të vinte një figurë lartësisht profesionale dhe jo një nga “të fortët”.

“Të fortët” janë rrezik për policinë dhe demokracinë, dhe jo forcim i saj.

Është krejt e dukshme se në ushtrimin e detyrës së tij Lleshaj po dëshmon një dinjitet prej shtetari të vërtetë, pa rënë në kurthin e gjuajtjes me baltë të disa “profesionistëve” të gazetarisë që përdorin gjysmë të vërtetat e lajmeve. Gjysmë të vërtetat janë djallëzore, sepse kanë brenda elemente të së vërtetës dhe mashtrimin e bëjnë më të stërholluar, duke krijuar për rrjedhojë imazhe të rreme në publik. Këtë gazetarë tendenciozë, të cilët janë një pakicë kundrejt shumicës dinjitoze të gazetarëve të Shqipërisë që punojnë mes shumë sakrificash, janë të habitur me punën e Ministrit Lleshaj dhe e shohin produktin e tij politik si një thagmë, si të papritur dhe nuk dinë ç’të bëjnë! Ai kriminel nuk është, i lidhur me banditët jo, i përfolur për korrupsion jo e jo! Atëherë duhet të shpikin “servilizmin” ndaj Kryeministrit, a thua se një ministër duhet të jetë në luftë me kryeministrin e qeverisë ku bën pjesë. Duhet të shpikin

“çudinë” e madhe se policia po përdor dhunë!!! Policia e shtetit ekziston antropologjikisht dhe institucionalisht për të përdorur dhunën në rast nevoje. Polici duhet të ruajë sigurinë dhe shtetin kundër keqbërësve dhe shkelësve të ligjit nëpërmjet forcës dhe dhunës. Natyrisht i referohem dhunës përpjesëtimore dhe besoj se përdorimi i forcës së policisë në këta muaj ka qenë i denjë, jo fyes dhe përpjesëtimor, me qëllim ruajtjen e dinjitetit të çdo qytetari, qoftë ky edhe shkelës i ligjit.

Duhet të shpikin faktin se po ndodhin shumë ngjarje kriminale të papara asnjëherë më parë për nga intensiteti dhe tronditja. Edhe kjo është një gjysmë e vërtetë, sepse vjedhje bankash kanë ndodhur vazhdimisht në Shqipëri dhe ndodhin mjaft shpesh edhe në Europë e më gjerë. , parë në dy aspekte. I pari ka të bëjë me faktin se Ministria që ai drejton po përballet kohët e fundit me një situatë artificiale intensive rrëmujash të krijuar nga opozita e dalë jashtë Kuvendit dhe është e natyrshme që ai të jetë në syrin e ciklonit mediatik! Por menaxhimi dinjitoz i situatave të krijuara nga protestat e ka egërsuar më shumë opozitën, sepse rrëmuja e shumëdëshiruar prej tyre nuk po krijon kaos të përgjithshëm dhe populli nuk e do rënien e shtetit.

Togfjalëshi “rënia e shtetit” është përditë në gojën e drejtuesve të opozitës. Ky fakt dëshmon papërgjegjshmëri totale përballë thirrjes së përbrendshme njerëzore të të bërit politikë. Politikë (nga greqishtja politicos) do të thotë përkujdesje ndaj komunitetit, qytetit, shtetit dhe jo përdhosje e tyre. Kjo është antipolitika e opozitës e cila tashmë nuk mund të ketë sukses, sepse qytetarët shqiptarë po dëshmojnë një pjekje demokratike përherë e më të thellë dhe kuptojnëmjaft mirë se kush e do shtetin e kush është kundër tij.

Aspekti i dytë ka të bëjë me sensin e përgjegjësisë së disa gazetarëve që sulmojnë pa pikë përgjegjësie duke u bazuar në gjysmë të vërtetat që përmenda më lart. Sensi i shtetit dhe i së mirës së përbashkët kalon nëpërmjet secilit prej nesh me një përgjegjësi të shkallëzuar, sipas detyrës që ushtrojmë. Sigurisht, kush është në krye të shtetit ka përgjegjësi më të madhe, por pa përgjegjësi nuk është askush, as punëtori i thjeshtë dhe as ai që kërkon lëmoshë gjithë ditën.

Por përgjegjësisë personale, sado të vogël në dukje, nuk mund t’i shmangemi dhe, për më tepër, as gjykimit të historisë për secilin prej nesh. Në këtë frymë do të theksoja se përgjegjësia e gazetarit është e dyfishtë, sepse ka të bëjë me veprimin e tij konkret dhe me ndikimin që ka tek lexuesit e tij, duke ndikuar në formësimin e një mendimi të gabuar, pasojë e maskimit të së vërtetës për qëllime të mbrapshta.  që krijojnë mendim të gabuar kur maskohet e vërteta

Sidoqoftë mendoj se lipset një analizë më e thellë e sulmeve ndaj Ministrit Lleshaj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =