Ministria e Shëndetësisë, 100 mijë euro për penjë që këputen gjatë operacionit - Arbëria News

Ministria e Shëndetësisë, 100 mijë euro për penjë që këputen gjatë operacionit

genel-cerrahi

Me shumë se 100 mijë euro ka paguar Ministria e Shëndetësisë në vitin 2013 për penjtë kirurgjikë.  Por cilësia e tyre është konstatuar të ishte e dobët. Ankesat e mjekëve se penjtë po këputeshin gjatë operacioneve e kanë shtyrë Policinë e Krimeve Ekonomike të hetojë mënyrën se si është zhvilluar ky tender.

Ky institucion dyshon se ka pasur parregullsi në përzgjedhjen e fituesit. Komisioni Vlerësues i këtij procesi dyshohet se ka shpallur fitues kompaninë e cila nuk i plotësonte kushtet e specifikuara në tender.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =