Miqësore : Franca arrin një fitore të lehtë ndaj Skocisë - Arbëria News

Miqësore : Franca arrin një fitore të lehtë ndaj Skocisë

Në miqësoren e fundit Franca arrin të tregojë një performancë të mirë duke fituar 3-0 ndaj Skocisë. Bie në sy goli i Giroud

Franca fitoi miqësoren e fundit para Europianit duke mundur me mjaft lehtësi Skocinë 3-0. Në Metz ekipi i Deschamps arriti fitoren e katërt radhazi duke shënuar sërish minimalisht 3 gola në një ndeshje që e dominoi nga fillimi në fund. Olivier Giroud u konfirmua në një formë të jashtëzakonshme për kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, nurse teksa shënoi dy herë që në pjesën e parë, order fillimisht në minutën e 8-të pas një asisti të Sagna dhe në të 35-tën, pas një goditje të Payet, që u kthye nga portieri Marshall.

Para pushimit Koscielny realizoi dhe golin e 3-0 duke mbyllur praktikisht këtë takim që në 45 minutat e para, që konfirmuan dhe njëherë tjetër forcën sulmuese të ekipit të Deschamps. Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të krijuara, Franca nuk shënoi më, megjithatë paraqitja në këtë ndeshje ishte vërtetë një simfoni perfekte për gjelat, që jo vetëm dëfreu publikun e pranishëm në shkallët e stadiumit por gjithashtu bëri dhe një lojë shumë të mirë në mbrojtje ku në total gjatë gjithë takimit, skocezët goditën vetëm 2 herë në drejtim të kuadratit të Llloris.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =