Modrici refuzon vazhdimin e kontratës me Realin - Arbëria News

Modrici refuzon vazhdimin e kontratës me Realin

Sipas gazetës spanjolle AS, Luka Modric ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Kontrata e aktuale e fituesit të Topit të Artë përfundon në vitin 2020, dhe spekulimet për një transferim të tij në Inter vazhdojnë.

Reali do t’ia ofrojë një ofertë tjetër mesfushorit kroat, në të cilën do të ketë një pagë më të madhe për të.

Modric është pjesë e Realit që nga vera e vitit 2012, dhe deri më tani ka 280 paraqitje, 14 gola e 43 asistime, dhe ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve me “Los Blancos”.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =