Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë i harruar, ngjan si një "rrangallë" metalike - Arbëria News

Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë i harruar, ngjan si një “rrangallë” metalike

Monumenti i 100-vjetorit të pavarësië u ngrit sipas një projekti të shpallur fitues nga konkursi ndërkombëtar i Galerisë Kombëtare të Arteve në vitin 2012. U realizua në Austri. Vepra është 6, tadalafil 4 metra e lartë dhe rreth 5, check 5 metra e gjerë, duke përfshirë edhe rrugën pedonale, për të kaluar në nëpër të. Autorët e projektit janë dy arkitektë që jetojnë në Gjermani: Visar Obroja dhe Kai R. Kiklas.

Projekti fitues nuk u prit mirë nga rrethet akademike dhe intelektualët e vendit. Ideja e tyre ishte që në atë 100-vjetor të bëhej një përmendore madhështore e Ismail Qemalit që shpalli pavarësinë. Debatet vijuan për muaj me radhë. Të intervistuarit në media e quajtën “kioska” e pavarësisë, madje ndonjë historian i njohur, më i guximshëm arriti ta quante edhe “si banjë publike”. Në fakt këtë “funksion” për fat të keq objekti e mori vetëm pak muaj pa ngritjes së monumentit…

U kontestua mediatikisht edhe kostoja e lartë. Ndërtimi i këtij monumenti kërkonte teknologji të precizionit të lartë. Fabrika me këtë precizion nuk kishte në Shqipëri dhe më në fund realizimi i tij u mundësua nga një kompani austriake. Kostoja e realizmit final arriti në 450 mijë euro, sipas deklaratave zyrtare të qeverisë së asaj kohe.

Ky objekt që shihet në këto foto, mund të jetë çdo gjë tjetër, por jo më Monument i 100-vjetorit të Pavarësisë. Pllakat metalike të zhdukura dhe disa prej tyre të deformuara, që “i kanë rezituar” zhvatjes, në qendrën e qendrës së Tiranës dhe vetëm 20 metra larg Bashkisë së kryeqyetit, e bëjnë Monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë të duket si një kazan i përmbysur plehrash. Kjo mund të duket kështu për disa, sepse për disa të tjerë më pak të përgjegjshëm kryen funksionin e një banje publike.

Emrat e firmëtarëve të pavarësisë janë “dubluar” me fjalë e vizatime erotike dhe me zhgarravina banale. Zhvatja dhe zhdukja e plakave nga objekti është shpeshtuar. Nëse dy vjet më parë shkulja e dy pllakave përbënte lajm, sepse ende ruante statusin e një monumenti, kur u shkulën edhe katër të tjera, kjo pothuajse nuk përbënte më lajm. Monumenti është lënë në mëshirën e fatit. Tashmë është në këtë gjendje, si një rrangallë metalike e përçunduar, e lëshuar në mes të parkut “Rinia”.

Ja kështu, si një hedhurinë, ka përfunduar Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, jo pak, por plot 450 mijë euro. Arberia News

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 12 =