Mori pjesë në ceremoninë e muxhahedinëve iranianë, avokati i Trump vlerëson Shqipërinë: Si qeveria ashtu edhe opozita janë… - Arbëria News

Mori pjesë në ceremoninë e muxhahedinëve iranianë, avokati i Trump vlerëson Shqipërinë: Si qeveria ashtu edhe opozita janë…

Më 13 korrik, grupi i opozitës iraniane në mërgim, Moxhahejdinët e Popullit, MEK mbajti një aktivitet vjetor të quajtur Irani i Lirë.

ifmat-During-the-MEK-Rally-Giuliani-tells-Iran-Regimes-Leaders-that-they-are-mass-murderersVeprimtaria u mbajt në selinë e sapo inauguruar të MEK-ut në Shqipëri. Selia është quajtur ‘Ashraf 3’, një kompleks i ngjashëm me atë që ekzistonte në Irak gjatë regjimit të Saddam Husseinit por u mbyll nga autoritetet irakiane në vitin 2013.

 

Gazetari i Radio Farda (degë e Radio Evropa e Lirë) Samira Gharaei intervistoi ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Guliani, i cili ishte një nga folësit e ftuar në ceremoninë e inaugurimit.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, ka qenë një kritik i zëshëm i Republikës Islamike dhe ka marrë pjesë në ngjarjet e mëparshme të MEK.

Guliani është avokati personal i Presidentit Donald Trump.

“Mendoj se ky tubim është më optimisti nga mbledhjet që kam qenë. Unë kam qenë në 11. Ky quhet Irani i Lirë 2019, dhe njerëzit këtu janë optimistë dhe të vendosur se do ta heqin regjimin e terrorit që është atje prej 40 vjetësh. Ka vrarë mbi 300,000-400,000 njerëz të tyre dhe shumë njerëz nga vende të tjera. Duhet t’i vijë fundi. Krimet kundër njerëzimit janë shumë të mëdha për të lejuar që ky regjim të ekzistojë më. Ata duhet të rrëzohen nga pushteti dhe të ndiqen penalisht për krime kundër njerëzimit. Ata duhet të ndiqen penalisht për vrasje”, theksoi Guliani.

Mayor_Rudi_Giuliani
Nga ceremonia në Manzë të Durrësit

Ai theksoi se vlerëson Shqipërinë për pranimin e tyre.

“E kuptoj se tubimi është i njëtrajtshëm në dënimin e regjimit të terrorit. Ka njerëz këtu nga Kanadaja, Britania e Madhe, Amerika e Jugut, Franca, Gjermania, Italia, [dhe] Shqipëria, natyrisht, sepse ata janë mikpritës. Kam respektin maksimal për Shqipërinë, si partia në pushtet dhe opozita që janë në një betejë mjaft të ashpër politike, bien dakord për statusin e refugjatëve për këta luftëtarë të lirisë”, theksoi.

“Shqipëria më shumë se shumica e vendeve evropiane është ngritur kundër regjimit iranian të terrorit”, shtoi ai.

rudy-albania1

 

FOTO/ Inaugurohet “qyteti” i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, marrin pjesë personalitete ndërkombëtare

/Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =