Moti sot - Arbëria News

Moti sot

Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të dominojnë paraditen e sotme në të gjithë vendin, më të dukshme në ekstremin Verior.

Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në rajonin verior dhe atë qendror duke gjeneruar reshje të dobëta.

Gjatë mbrëmjes dhe natës, i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësirat dhe reshje shiu e dëbore.

Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e shiut të përcillen edhe me vetëtima dhe bubullimë , ndërsa reshjet më të fuqishme priten nga veriu deri në qendër të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat duke u luhatur nga 1 °C mëngjesi deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + four =