MOTO GP/ Mark Markez fiton me një strategji perfekte në Saksenring - Arbëria News

MOTO GP/ Mark Markez fiton me një strategji perfekte në Saksenring

C_29_articolo_1109116_upiImgLancioOriz-470x252

Mark Markez ka filluar të vendosë hegjemoninë e tij në kampionatin e Moto GP, pills falë një fitoreje në pistën e Saksenring. Ajo i ka dhënë mundësinë që të krijojë një distancë prej 48 pikësh nga Horge Lorenco dhe 59 pikësh nga Valentino Rosi.

Gara u ndikua nga reshjet e shiut, try që detyruan pilotët të hynin në pistë me gomat për shi. Petruçi, Doviciozo dhe Rosi dominuan në xhirot e para duke u shkëputur nga të tjerët. Por në xhiron e 13, situata filloi të ndryshonte. Ianone hyri në bokse dhe vendosi gomat e ndërmjetme në motorin e tij, duke dhënë menjëherë kohë të shpejta. Markez, i cili në ato momente po vuante në vendin e 9-të, përfitoi menjëherë nga situata dhe me një zgjedhje të guximshme, vendosi gomat për pistë të tharë.

Piloti i Hondas goditi në shenjë, pasi regjistronte xhiro që ishin 4 ose 5 sekonda më të shpejta se të atyre që kishin ende gomat për pistë të lagur. Thuajse të gjithë pilotët u futën në bokse, me përjashtim të Doviciozos dhe Rosit që ishin të bindur se mund të çonin garën deri në fund, edhe pse u vinin urdhra nga skuadrat që duhet të ndryshonin edhe ata. 6 xhiro para fundit, dy pilotët italianë u dorëzuan duke u futur në bokse, ndërsa Markez merrte kryesimin.

Doviciozo, bashkë me Kraçlou, arritën të mësoheshin shpejt me gomat e ndërmjetme, duke siguruar të dy një vend në podium pas spanjollit të Hondas, ndërsa Rosi ishte në krizë të plotë dhe përfundoi në vendin e 8. Më e keqe ishte situata për Lorencon, asnjëherë në nivele të larta në këtë garë, duke e mbyllur atë në vendin e 15.

 

Igli Çutra/Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − one =