“Na blinin veshje, na jepnin darka, pastaj…”, rrëfimi i dy motrave në gjyq për tmerrin nga biznesmeni dhe miku i familjes - Arbëria News

“Na blinin veshje, na jepnin darka, pastaj…”, rrëfimi i dy motrave në gjyq për tmerrin nga biznesmeni dhe miku i familjes

Dy motra, 12 dhe 16 vjecare, të mashtruara, shkonin në shtëpinë e një sipërmarrësi në San Severino, Itali, të detyruara prej tij dhe dy burrave të tjerë, e aty përdhunoheshin prej tij e dy shqiptarëve.

 

Ky është episodi më i rëndë i treguar në një proces gjyqsor, ku tre persona janë vënë në akuzë nga gjykata italiane e të tre janë dënuar. Dënimi më i lartë ishte për një 50 vjecar shqiptar, me 12 vjet burg, për sipërmarrësin 10 vjet dhe për shqiptarin tjetër 43 vjecar, 9 vite burgim.

Në seanca gjyqësore, gjatë procesit, kanë dëshmuar edhe vajzat e përdhunuara, të cilat mes të tjerash kanë treguar:

“Na kanë bindur që të dalim me ta, duke na ofruar veshje dhe darka, pastaj na kanë përdhunuar dhe na kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk do të shkonim më me ta, për të kryer marrëdhënie intime”.

Vajzat kanë treguar se tre të pandehurit, italiani dhe dy shqiptarët, njëri prej të cilëve mik me familjen e vajzave, ui kanë bërë kohë pas kohe dhurata, me qëllim joshjen dhe tu ndërronin mendjen.

Shqiptari 50 vjecar, (emrat e të pandehurve nuk bëhen te ditura, për të mbrojtur anonimatin e vajzave të abuzuara, sqarojnë mediat italiane), gjatë vitit 2010, e ka torturuar 12 vjecaren dhe e ka detyruar të kryejë raport seksual pasi e kishte marrë në makinën e tij. Po atë ditë, është përdhunuar edhe motra e saj më e madhe, por nga sipërmarrësi italian.

“Na kanë manipuluar. Kemi jetuar një makth”, kanë treguar ato në gjyq.

“Filluan kërcënimet me vdekje dhe se do shihnim ti bënin keq familjes sone. Në këtë mënyrë na detyronin të dilnim me ta sa herë na merrnin në telefon”.

Episodi më i rëndë është kur të tre burrat i cuan dy motrat në shtëpinë e sipërmarrësit italian dhe aty i lidhën në krevat, u grisën rrobat dhe të tre, i përdhunuan. Ngjarja raportohet në mediat italiane, shkruan Panorama.

 

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =