Ndalohet francezi në Kakavijë - Arbëria News

Ndalohet francezi në Kakavijë

kanabis3

Gjatë natës së lënë pas policia kufitaree Kakavijës  ka bërë ndalimin e një  24- vjeçari francez. Shtetasit francez, Nicolas Kiffer
i’u gjet lëndë narkotike.

Arrestimi i tij u bë pasi në dalje të Shqipërisë, nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault” me targa OGQB 274, në pjesën e poshtme tek sedilja e shoferit, në pjesën ku automjeti ka të vendosur baterinë u gjet një qese plastike, ngjyrë e  zezë, në formë cilindrike brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa.

Pesha totale e lëndës rezultoi 32.6 gramë. Kiffer akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =