Ndërron jetë këngëtari i muzikës rock, Scott Weiland - Arbëria News

Ndërron jetë këngëtari i muzikës rock, Scott Weiland

1401x788-Jamie-Weiland-5

Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, information pills Scott Weiland, store ish-vokalisti i bandës së muzikës rok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Stone Temple Pilots”. Ai u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes dhe lajmi u konfirmua nga këngëtari Tom Vitorino.

Sipas BBC-së, përmes një postimi në “Instagram”, Vitorino tregon se: “Këngëtari ndërroi jetë në gjumë, në një ndalesë të trurit të tij në Bloomington, Minesota, me grupin e tij “The Wildabouts”.

48-vjeçari ka pasur një histori të gjatë me problemet e drogës. Ai formoi grupin e çmimit fitues “Grammy”, “Stone Temple Pilots”, si dhe ka qenë anëtar i supergrupit “Velvet Revolver”.

TMZ raporton se trupi i Weiland u zbulua në autobusin e turneut jashtë një moteli, afër vendin ku banda do të performonte.

Aktorja Juliette Lewis ishte një nga personat e parë që shkroi për vdekjen e këngëtarit. “E dhimbshme të dëgjosh lajmin për Scott Weiland. Ishte më i miri në skenë. Jemi të gjithë me familjen e tij”, shkruan ajo në “Twitter”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 2 =